Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka cilësuar si të papranueshme dhe denigruese sulmet që po i bëhen deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, pasi e njëjta deklaroi sot se do të bëhet nënë pa patur një partner në krah.
Çitaku në reagimin e saj thotë se rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit.
Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri.Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe.
Keq.












