
Vlora Çitaku nga PDK-ja, ka komentuar komentet fyese kundër kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku thotë se një gjë e tillë është shumë trishtuese.
Sipas Çitakut, fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri.
Shkrimi i plotë:
Rrahman Jasharin e kam takuar vetëm një herë, tash së fundi kur erdhi për takim, në kuadër të vizitave që sindikatat po realizionin me partitë politike.
Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë.
Fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri.
Kjo mendësi nuk kalon.











