Sot, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit “refuzuan” ta fusin në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët dhe familjet.
Për këto akuza ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Në reagimin e saj, drejtuar VV-së, ajo ka thënë se këta të fundit janë “për gjynah” dhe ka shtruar pyetjen se si mundet opozita t’i bllokojë ata, kur pushteti ka 66 deputetë.
Postimi:
Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.
Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.
Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore.
Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë.
Hajde, tregoni.
Të paaftë.














