Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka kërkoi NJSI në protestën para Qeverisë?

10/12/2023 - 09:25
në Lajme
A A
Çka kërkoi NJSI në protestën para Qeverisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar të shtunën pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë duke bërë thirrje për përmirësim të përgjithshëm të kushteve të punës dhe duke shpalosur një varg kërkesash tjera.Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, kishte thënë gjatë protestës se kërkesat e policisë janë përmirësimi i kushteve të punës si, veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, sigurim jetësor dhe shtesa të përhershme të rrezikshmërisë në punë.“Disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje të tjera për kryerjen e detyrave nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë”, tha ai, shkruan REL.Protesta e tyre vjen rreth tri javë pasi Qeveria e Kosovës miratoi pako të re shtesat për këto njësi speciale dhe të gjitha njësitë e tjera policore.Pjesë e protestës ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kishin protestuar edhe më 1 nëntor.Por, Zeqiri tha se kanë dalë në protestë për t’i paraqitur kërkesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë “të këtyre që janë këtu prezentë dhe të gjithë atyre që janë në kryerje të detyrave zyrtare.”“Mendoj se protesta është gjithëpërfshirëse, kemi shumë njësi. Është një kombinim i të gjitha njësive”, tha ai.Ai tha se sindikata e ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës me rreth 5.700 nënshkrime për pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë, për të cilin nuk ka marrë përgjigje.“Ne jemi të gatshëm për të biseduar dhe shpresojmë që Qeveria e Kosovës të këtë mirëkuptim dhe të na ftojë në takim për ta gjetur një zgjidhje”, shtoi ai.Ai theksoi se 86 policë kanë dhënë dorëheqje “në mënyrë vullnetare” nga Policia e Kosovës vetëm në vitin 2023, kryesisht për shkak të pakënaqësive.Rreth dy javë pas protestës së 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës mori vendim për miratimin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë, tha ajo më 16 nëntor.Ndërkaq, për Njësinë për Eksplozivët dhe Deminim, ajo tha se ndau shtesa në vlerë prej 120 eurosh. Shtesa u miratuan edhe për të gjitha njësitë e tjera policore.

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës
Lajme

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

03/07/2025 - 23:50
Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë
Kryesore

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

03/07/2025 - 22:43
Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat
Lajme

Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

03/07/2025 - 22:08
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Lajme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan

03/07/2025 - 22:05
Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik
Lajme

Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik

03/07/2025 - 22:04
Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale
Lajme

Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale

03/07/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë