Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka saktësisht iu tha Vuçiq serbëve të Kosovës në Rashkë?

30/12/2022 - 08:48
në Kryesore, Lajme
A A
Çka saktësisht iu tha Vuçiq serbëve të Kosovës në Rashkë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndryshimi i masës së sigurisë nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ish-policin e Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Pantiç, i cili u bë pretekst që serbët t’i bllokojnë rrugët në Veri të Kosovës për 20 ditë rresht, duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve “detyroi” presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që të udhëtoi për në Rashkë, për të takuar serbët e Kosovës.

Si një “dramaturg” i vërtet, Vuçiç me asnjë pikë buzëqeshje në fytyrën e tij udhëtoi nga Beogradi drejt një qyteti shumë afër kufirit me Kosovën i shoqëruar me Ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Vuçiç, i cili rëndom viktimizohet para fillimit të takimit me serbët të cilët ishin mbledhur në një sallë duke pritur shefin e tyre, deklaroi se “do ta respektojë vendimin e serbëve, cilido qoftë ai” duke shtuar se serbët nga Kosova “deri në çlirimin përfundimtar nuk do të kënaqen me asnjë vendim”.

Takimi në fjalë i cili u prit të përfundojë shpejtë, zgjati shumë, kjo pasi që sipas Vuçiç takimi me serbët të cilët deri në minutën e fundit kanë insistuar që barrikadat të mbesin aty ku janë, “ka qenë shumë i vështirë, por i sinqertë”.

Prandaj ka deklaruar Vuçiç, se pas këtyre bisedimeve jo të lehta, serbët nga Kosovë janë pajtuar që t’i largojnë barrikadat në katër komunat veriore të Kosovës, kjo falë garancisë që ky i fundit u ka dhënë atyre.

Megjithatë ai paraprakisht tha se kërkesë e tij drejtuar serbëve për largimin e barrikadave buron nga fakti se Serbia ka arritur të marrë të gjitha garancitë nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe cilësimin e barrikadave si mjete paqësore.

Akoma më e rëndësishme në gjithë këtë mes, sipas Vuçiç, ishte garancia që mori Beogradi nga komuniteti ndërkombëtar se asnjë nga personat që vendosën barrikadat dhe i mbrojtën ato të armatosur nuk do të ndiqen nga autoritetet e Kosovës.

Vuçiç përveç garancive, gjatë fjalimit të tij nga kazerma ushtarake në Rashkë, ka premtuar serbëve se pa marrë parasysh se çfarë mund të ndodhë në veri “Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë diçka tjetër”, duke dëshmuar kështu se ai ende nuk është çliruar nga mitet dhe iluzionet për Kosovën.

Presidenti serb ndërkohë që ka vazhduar adresimin e tij mes tjerash ka deklaruar se nëse “arrestimet e terrorit” ndaj serbëve vazhdojnë, Veriu i Kosovës, si asnjëherë tjetër, do të barrikadohet kështu duke mbyllur çdo kanal komunikimi me Qeverinë e Kosovës.

“Do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe kjo rrjedhimisht do të jetë kufiri me Kosovën”, ka pretenduar ndër të tjera Vuçiç.

Më tej Vuçiç bëri të ditur se kërkesa e tij ndaj serbëve të Kosovës për heqjen e barrikadave, nuk duhet të kuptohet se tashmë Serbia po heq dorë nga Asociacioni i Komunave me Shumicës Serbe.

Ai madje nënvizoi faktin se kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës do të bëhet atëherë vetëm kur Prishtina zyrtar fillon krijimin e Asociacionit.

Fjalimin e tij, Vuçiç, nuk e përfundoi edhe pa i thumbuar zyrtarët shtetërorë të Kosovës, duke thënë se të njëjtit po bëjnë gabime sikur serbët në kohën e regjimit të Millosheviç’it.

“Shqiptarët bëjnë gabime si ne dikur. Duan t’i dëbojnë të gjithë, nuk duan të krijojnë besim, por të mposhtin serbët me dhunë. Ata nuk do të flasin dhe të kërkojnë një zgjidhje kompromisi. Edhe ne ndonjëherë kemi bërë gabime të tilla dhe ne e kemi paguar shtrenjtë”.

Në fund Vuçiç e ka cilësuar si një “fitore simbolike”, lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiç, nga paraburgimi, i cili tashmë me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbrohet në liri.

Kështu një ditë pas plotësimit të njërës nga kushtet e barrikaduesve, serbët me “aminin” e Vuçiç’it i përforcuar edhe me garancitë ndërkombëtare kanë filluar heqjen graduale të barrikadave të vendosura qysh nga 10 dhjetori.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë