Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka thanë Lajçak dhe O’Brien dje në Forumin e Dubrovnikut

30/06/2024 - 08:59
në Lajme
A A
Çka thanë Lajçak dhe O’Brien dje në Forumin e Dubrovnikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Forumin e Dubrovnikut dje kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posacëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajcak, ka folur rreth procesit të negociatave mes dy vendeve dhe për letrën që ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ia ka dërguar BE-së duke mos e konsideruar Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit si ligjërisht obligative.

Lajcak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së.

Emisari sllovak ka thënë se po humbet shumë kohë për të diskutuar diçka që s’është e rëndësishme.

 “Sigurisht iu takon palëve që ta caktojnë se çfarë do të thotë normalizimi. Marrëveshja që arritëm në Bruksel dhe Ohër është ligjërisht obligative në tërësinë e saj. Kjo iu është thënë palëve dhe ato janë pajtuar përgjatë takimit në Ohër.

“BE e ka thënë disa herë që marrëveshja është ligjërisht obligative. Pjesë të kësaj marrëveshje janë bërë pjesë të kapitullit 35 që I bie se është pjesë formale e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së. Po humbim shumë kohë për diçka që s’është shumë e rëndësishme”, ka thënë Lajcak në Dubrovnik.

Drejtuesi i këtij diskutimi, gazetari i FAZ Michael Martens, e ka pyetur emisarin sllovak nëse aktualisht është duke ndërmjetësuar dialogun derisa BE-ja s’ka asgjë për t’iu ofruar në këmbim dy vendeve. Lajcak lidhur me këtë ka thënë se do të pajtohej me këtë kosntatim nëse diskutimi do të bëhej para dy vitesh, por ka shtuar se tashmë loja ka ndryshuar dhe se BE-ja është serioze sa i përket anëtarësimit.

Sllovaku ka përmendur Planin e Rritjes, narrativen zyrtare për anëtarësim gradual dhe reformat për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Emisari i BE-së ka thënë se tashmë ka një dritare të hapur për të gjitha vendet dhe ka motivuar shtetet e Ballkanit Perëndimor ta shfrytëzojnë mundësinë që s’kishte qenë më herët. Lajcak ka potencuar se kjo dritare s’do të qëndrojë e hapur përgjithmonë.

“Do të pajtohesha me ju nëse do të ma bëje këtë pyetje para dy vitesh, por jemi në një lojë tjetër tani dhe z. Kovakovic e tha. Është një momentum i ri, që erdhi vonë, por është këtu. BE është serioze sa I përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. BE po merr hapa konkretë, Plani I Rritjes është një nga ta, narrative zyrtare për anëtarësim gradual është tjetër, plani I reformave për secilin partner në Ballkan Perëndimor. BE po bëhet gati për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor, që s’ka qenë rasti pesë vite më parë. Por kjo dritare e mundësisë s’do të jetë e hapur përgjithmonë. Kemi motivim më të madh për partnerët tonë që ta shfrytëzojnë këtë dritare. Perspektiva e qartë evropian është prej levave që BE ka. S’ishte këtu, por është këtu tani”, ka thënë Miroslav Lajcak.

Lajcak ka thënë se ata që kanë kryer sulmin terrorist të 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe s’ka imunitet për ta. Lajcak thotë se ky është pozicioni që BE e përsërit edhe në takimet bilaterale.

“Qëndrimi i BE-së është i qartë, ata që e kanë kryer aktet kriminale te 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe s’kanë imunitet për ta. BE këtë e thotë edhe në takime bilaterale”, ka thënë Lajcak.

Ndërsa Ndihmës Sekretari Amerikan, James O’Brien, ka thënë se Serbia ka premtuar se Radojiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi dhe ka potencuar se është që e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv të Veri të Kosovës.

Diplomati amerikan ka potencuar se SHBA dhe BE e kanë deklaruar vazhdimisht se autorët e sulmit të 24 shtatorit duhet të ndëshkohen.

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator 2023 duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Kjo është pjesë e premtimit për sundim të ligjit”, ka deklaruar O’Brien.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë