Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Clintoni: Atë që ndodhte në Kosovë e kisha parë duke ndodhur në vendlindjen time

03/07/2023 - 22:09
në Kryesore, Lajme
A A
Clintoni: Atë që ndodhte në Kosovë e kisha parë duke ndodhur në vendlindjen time
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë që situata në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë gjatë luftës ia kishte kujtuar situatën e segregacionit në Amerikë, periudhë në të cilën ishte rritur ai.

“Kur e pashë duke ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje gjithë ato vite më parë kur isha president e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time. Për fëmijëve që u mohohej e drejta të shkonin në shkollë me mua për shkak të racës së tyre”, ka deklaruar Clintoni gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

“Sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time shumë të gjatë, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemër të vet por është bërë për të fituar pushtet, dominim dhe kontroll pa asnjë llogaridhënie nga ata njerëz të cilët shtynë kufijtë dhe mendojnë që disa njerëz janë krijuar të epërm nga Zoti”.

“Për të gjithë ju në Shqipëri sot, për ata prej jush që shërbejnë në qeveri dhe ata të cilëve u shërbehet, për rininë e jashtëzakonshme, dhe praninë e grave në këtë qeveri, për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej të cilëve mbajnë emrin tim e disa të tjerë emrin e familjarëve të mi, ju kërkoj të mos dekurajoheni përballë asaj çfarë po ndodh sepse këto probleme i kanë rrënjët te një impuls që është më i vjetër se shtetet-kombe, më i lashtë se edhe besimet tona fetare”.

Për Clintonin, sipas tij, mësuesi më i mirë kanë qenë vrojtimet e gjërave që i kishte parë si fëmijë duke u rritur me në krye nderin si vlerë.“Edhe njëherë, e kam të vështirë të them diçka për atë që është bërë e thënë sot, përveç se mësimet thelbësore të jetës sime në politikë nuk janë ato që mësova unë universitet apo edhe në valën e zgjedhjeve, apo në sallonet e diskutimeve të qeverisë. I kam mësuar kur isha vetëm një djalë i vogël që rritesha duke parën njerëzit duke jetuar jetën e tyre dhe jam ndier përherë që fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për gjithkënd”.

“Në këtë moment mendoj që është e rëndësishme që ne të pranojmë fort dhe qartë që dallimet tona kanë rëndësi, sepse askush nuk ka të drejtë gjatë tërë kohës dhe duhet të ndihemi të lirë t’i shprehim ato dhe duhet të jemi në gjendje që ta dëgjojmë njëri-tjetrin por duhet të mos harrojmë që e vetmja mënyrë me të cilën vërtet mund të kenë vlerë dallimet tona dhe e vetmja mënyrë me të cilën duhet të lejojmë të gjithë të kenë zërin e tyre është nëse themi fort dhe qartë se të qenët njerëz e humanizmi ynë i përbashkët vlen më shumë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë