Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimi i derivateve në Kosovë po ‘fluturon’, ja çka paralajmërojnë ekspertët

07/02/2022 - 19:04
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Nga kjo datë pritet rënia e çmimit të naftës në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimi për një litër naftë në Kosovë sillet nga 1.25 deri në 1.34 cent, kurse i benzinës nga 1.27 deri në 1.35 cent.

Por, gjatë muajit shkurt, është paralajmëruar që çmimi i naftës të shkojë deri në 1.60 euro.

Për kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ky pritet të jetë refleksion i tregjeve botërore.
Berjani tha për Klankosova.tv se është pritur që çmimi i naftës të stabilizohet nga Organizata Botërore e Tregtisë deri në fund të janarit, por kjo nuk ka ndodhur.

“Çmimi është i lartë për qytetarët, duke pasur parasysh se në çfarë gjendje ekonomike janë”.

“Sipas njoftimeve që kemi pasur nga organizata OPEC, është dashur që në fund të janarit të ketë stabilizim të çmimeve, por kjo nuk ndodhi. E kemi rastin Ukrainë-Rusi dhe edhe kjo e ka tensionuar dhe ka dhënë shtytje që të rriten çmimet e derivateve. Kemi rritje të derivateve çdo ditë, brenda 24 orëve 25 euro në ton. Nuk pritet që për një kohë të stabilizohet. Kjo rritje do të vazhdojë”.

Njohësi i çështjeve ekonomike Jakup Bellaqa konsideron se rritja e çmimeve të derivateve e rëndon xhepin e qytetarëve.

Bellaqa tha për Klankosova.tv se kjo rritje ndikon edhe në artikujt e shportës elementare sepse, sipas tij, këta artikuj importohen nga jashtë.

“Ngritja e çmimit, sipas paralajmërimeve se do të shkojë deri në 1.60 për litër, kjo për xhepin e qytetarit është e papërballueshme dhe ndikon direkt negativisht edhe në rrjedhat dhe proceset e tjera ekonomike sepse rritet kostoja e transportit multimodal, që e përkeqëson jo veç jetën e ekonomive familjare por edhe sektorin privat dhe strukturën ekonomike të lëmive tjera si prodhuese, tregtare, shërbyese”.

“Gjithashtu ndikon edhe në rritjen e çmimeve të artikujve të shportës së produkteve elementare, sepse kur dihet se këto produkte importohen nga jashtë Kosovës dhe do të rritet kostoja e transportit, por duhet të shtohet në perspektivë se për t’u frenuar çmimet e derivateve shteti do të duhej ditëve në vijim ta themelojë një rregullator për rregullimin dhe monitorim të çmimeve të derivateve, ku nuk do të lejoheshin që të ketë çmime diskriminuese dhe jokonkurruese dhe të jenë çmime konkurruese dhe sipas rajonit”.

Ndërkaq, në Shqipëri çmimi për një litër naftë arrin deri në 1.52 euro, ndërsa benzina kap shifrën prej 1.54 euro.

JU REKOMANDOJMË

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
03/08/2026 - 21:29

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një...

Më shumëDetails

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore
03/08/2026 - 20:16

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas, siç e ka cilësuar ai, një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe bashkëshortes së tij. Rama...

Më shumëDetails

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë
03/08/2026 - 19:41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, i shoqëruar nga stafi i tij....

Më shumëDetails

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
03/08/2026 - 19:23

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë