Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimi i vërtetë i Eberechi Eze del në pah dhe kjo mund të ndryshon gjithçka për Arsenalin

30/07/2025 - 19:19
në Sport
A A
Çmimi i vërtetë i Eberechi Eze del në pah dhe  kjo mund të ndryshon gjithçka për Arsenalin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Interesimi i Arsenalit për yllin e Crystal Palace dhe Anglisë, Eberechi Eze, është një nga “sekretet më të njohura” të këtij afati kalimtar, dhe tashmë janë zbuluar edhe kushtet që Crystal Palace ka vendosur për negociata, sipas raporteve të fundit.

Arsenali po synon transferimin e Eze, menjëherë pas sigurimit të shërbimeve të ish-sulmuesit të Sporting CP, Viktor Gyokeres, i cili ka nënshkruar për pesë vite për një shumë që mund të arrijë në 63.5 milionë £.

Por për të siguruar edhe Eze, “Topçinjtë” do të duhet të hapin sërish thesin.

27-vjeçari iu bashkua Palace-it pesë vite më parë nga QPR dhe ka shkëlqyer në Premier League, duke u bërë pjesë e kombëtares angleze dhe duke ndihmuar klubin e tij të fitojë trofeun e parë madhor – FA Cup, që i siguroi pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, një klauzolë lirimi mund ta katapultojë atë në Champions League me Arsenalin – por gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken.

Klauzola e lirimit dhe kushtet e fshehura

Edhe pse klauzola e lirimit është 60 milionë £ + 7.5 milionë £ bonuse, për ta aktivizuar atë, klubi që ofron duhet të paguajë 35 milionë £ menjëherë në dorë, raportojnë The Guardian dhe gazetari Ed Aarons.

Për më tepër, QPR do të përfitojë 15% të çdo fitimi që Palace do të bëjë nga shitja e Ezes, gjë që ndikon në qëndrimin e klubit për të mos pranuar oferta më të ulëta.

Ed Aarons shkruan gjithashtu se klauzola pritet të skadojë para fillimit të sezonit të Premier League më 16 gusht, por kjo nuk do të ndikojë në vlerësimin që Palace i ka bërë lojtarit – ata nuk janë të gatshëm të negociojnë për më pak.

Eze i interesuar për rikthim te Arsenali

Zyrtarë të Arsenalit thuhet se janë takuar muajin e kaluar me përfaqësuesit e Ezes për të diskutuar kushtet personale.

Lojtari është i interesuar të rikthehet te klubi që e kishte liruar në moshën 13-vjeçare, një kthesë emocionale në karrierën e tij.

Në pesë sezone në Selhurst Park, Eze ka qenë një ndër figurat kyçe të skuadrës:

146 ndeshje në Premier League

34 gola

23 asistime

Ai ka marrë vlerësime nga trajneri i Anglisë Gareth Southgate dhe së fundmi është aktivizuar edhe nga Thomas Tuchel.

Crystal Palace, ndonëse shiti Michael Olise te Bayern Munich një vit më parë, ka arritur të ruajë pjesën tjetër të bërthamës së skuadrës gjatë kësaj vere.

Arsenali, goditje pas goditjeje në merkato

Pas transferimit të Gyokeres, Arsenali ka shtuar në skuadër edhe: Kepa Arrizabalaga, Cristhian Mosquera, Christian Nørgaard, Noni Madueke dhe Martin Zubimendi

Kjo tregon një qëllim të qartë për të sfiduar për titullin në sezonin 2025–26. Nëse Eze i bashkohet kësaj skuadre, Arsenali do të shtojë edhe më shumë kreativitet, teknikë dhe thellësi në repartin ofensiv. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Dikur luante në Champions League, ish-futbollisti turk tani merret me prerjen e donerit
Sport

Dikur luante në Champions League, ish-futbollisti turk tani merret me prerjen e donerit

11/11/2025 - 15:51
Befason Messi: Real Madridi është skuadra më e mirë në botë
Sport

Messi rikthehet te Barcelona? Gjithçka është e mundur

11/11/2025 - 15:50
Ancelotti këshillon Endrickun të largohet nga Real Madridi
Sport

Ancelotti këshillon Endrickun të largohet nga Real Madridi

11/11/2025 - 15:49
Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore, i gatshëm edhe për Kosovën
Sport

Albion Rrahmani në gjendje të mirë shëndetësore, i gatshëm edhe për Kosovën

10/11/2025 - 11:42
‘FiveThirtyEight’ e bën ‘kampion’ Manchester Cityn ende pa filluar ndeshja, e konsideron favorit absolut
Sport

Guardiola: E kemi rigjetur energjinë që na mungoi sezonin e kaluar

10/11/2025 - 11:38
Rooney: Xhaka, transferimi më i mirë i sezonit
Sport

Rooney: Xhaka, transferimi më i mirë i sezonit

10/11/2025 - 11:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë -Jug, flasin nga kompania sllovene “Cetis”

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nura: Sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërprehet “Pressing”-u, Parim Olluri dhe Nezik Kraki nisen drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht (VIDEO)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ish-zyrtarja ligjore e VV’së ngrit dyshime: Si ndodhi që fletëvotimet nga një biznes pasiv të kenë probleme vetëm në Mitrovicë?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë