Meqenëse inflacioni ka përfshirë thuajse të gjithë artikujt esencial në vend, si duket as kafja dhe shërbimi i saj nëpër lokalet e gastronomisë nuk ka mbetur mbrapa, një e tillë ka prekur edhe ‘makiatot’, çmimin për një makiato është faturuar 2.50 euro në një nga lokalet të kryeqytetit1.
Në një faturë të siguruar nga Metro, shihet se një “Makiato e madhe” kushton hiq më pak se 2.50 euro, diçka e pa parë deri me tani.
E mbrapa në çmim nuk ka mbetur as “Kafe Amerikane” e cila në këtë faturë kushton 2.00 euro.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës secili produkti i tregtuar dhe që përmban kuponin fiskal, në mënyrë automatike për këtë produkt paguhet i ashtuquajturi “Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”, e që në këtë faturë është 18%, që nënkupton se përqindja e përcaktuar shkon automatikisht në buxhetin e shteti













