Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ç’montohet grupi kriminal në Spanjë, në pranga 12 shqiptarë (VIDEO)

14/04/2023 - 14:50
në Lajme
A A
Ç’montohet grupi kriminal në Spanjë, në pranga 12 shqiptarë (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet Spanjolle kanë çmontuar një organizatë kriminale me bazë në Benidorm, që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Alicante dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën.

Operacioni i policisë ka kulmuar me shpërbërjen e plotë të organizatës ku u arrestuan 13 anëtarë të kësaj bande, 10 burra dhe 3 gra, 12 me kombësi shqiptare dhe 1 spanjolle.

Hetimi policor nisi si rezultat i informacioneve të ndryshme që grupi hetimor trajtonte për ekzistencën e një grupi kriminal me qendër në provincën e Alicante-s, ku organizata kultivonte marijuanë. Po ashtu është marrë informacion dhe nga një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike që bashkëpunon ngushtë me Forcat dhe Organet e Sigurisë së Shtetit për zbulimin e mashtrimeve në furnizimin me energji elektrike.

Informacioni i dhënë nga kompania elektrike tregonte konsum të tepërt të energjisë elektrike me humbje në rrjet nga ndërtesa dhe shtëpi të ndryshme industriale në qytetin e Benidorm të Alicante.

Për këtë arsye, agjentët nisën një hetim për zbardhjen e këtij konsumi të tepruar që në përgjithësi tenton të zbulojë instalime elektrike mashtruese ose të paligjshme që furnizojnë me energji elektrike kulturat e marijuanës në ambiente të mbyllura, siç u zbulua më vonë nga hetimi. U verifikua se kultivimi i kanabisit nga ky grup bëhej në banesa dhe disa magazina të ndryshme industriale të vendosura në qytetet Benidorm, La Nucía, El Albir dhe Almoradí.

Në kontrollet e kryera u sekuestruan 1490 bimë narkotike, 350 gramë sytha marihuane, 7000 euro cash, tre automjete të përdorura nga të arrestuarit për transportin e drogës, mes të cilëve një kamion i vogël, një jet ski dhe mjete të shumta për kultivimin dhe trajtimin e këtyre lëndëve narkotike.

Ndërkohë, moshat e të arrestuarve janë nga 18 deri në 51 vjeç, 10 burra dhe 3 gra. Tashmë të arrestuarit ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë./Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë