Douglas Costa është tallur me ish-bashkëlojtarin e tij në Juventus, Juan Cuadrado, për vendimin e tij për t’iu bashkuar Interit në një transferim të lirë këtë verë.
Kolumbiani nënshkroi kontratë një-vjeçare me “Nerazzurrët”, transmeton Gazeta Express.
Cuadrado dhe Costa kaluan tre vjet së bashku në “Allianz Stadium”, përpara se braziliani të largohej në një sërë marrëveshjesh huazimi me Bayern Munich, Gremio dhe LA Galaxy.
Në një paraqitje të drejtpërdrejt në “TikTok”, Costa u pyet nga një prej ndjekësve të tij nëse e kishte parë lajmin se Cuadrado ishte bashkuar me Interin.
Ai u përgjigj: “Po, e pashë. Më vjen keq për të”. /Gazeta Express/