Cristiano Ronaldo çdo ditë e më shumë po i afrohet rekordit prej 1000 golavë të shënuar në karrierë.
Sonte, në ndeshjen e elitës së futbollit saudit, mes Al-Nassr dhe Al-Qadisiyah, e cila përfundoi 1-2 në të mirë të mysafirëve.
Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo që e hapi serinë e golave në ndeshje, duke shënuar në minutën e 32-të, për golin e 911-të në karrierën e tij si futbollist.
Mysafirët e Al-Qadisiyah rikthyen gjithçka në të mirë të tyre, duke shënuar përmes Quinones e Aubameyang.
Al-Nassr gjendet në vendin e tretë në tabelë me 22 pikë në 11 ndeshje, derisa Al-Qadisiya në vendin e pestë me pikë të njëjta./GazetaExpress/