Bordi dhe menaxhmenti i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj i kanë shpenzuar mbi një mijë euro në “Hotel Brezovica”, në një punëtori të organizuar me menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes.
Kryeshefi i kompanisë, Jeton Shabani, me bordin e ndërmarrjes kanë mbajtur një punëtori jashtë kompanisë ku kanë shpenzuar këto para më 22 tetor të këtij viti.
Në faturat të cilat i ka siguruar Paparaci, KRU ‘Bifurkacioni’ ka paguar për akomodim, fjetje e ushqim. Për akomodim dhe fjetje janë shpenzuar 925 euro e 24 cent, ndërsa për ushqim dhe pije janë shpenzuar 128 euro e 54 cent.
Faturat në vlerë të një mijë eurove janë të miratuara nga Shabani si Zyrtar Kryesor Administrativ.
Jeton Shabani i ishte zgjedhur kryeshef i KRU Bifurkacioni në prill të 2022, por që kundërkandidatët e tij për këtë pozitë kishin hedhur akuza se ai është i afërt me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit.
Shabani e Murati janë parë shpeshherë edhe nëpër fotografi gjatë fushatave zgjedhore.
Afërsia e Shabanit me Vetëvendosjen është pothuajse publike, ku ai ka shpërndarë njoftimet e VV-së për aktivitetet e degës së VV-së në Ferizaj.
Si kryeshef, Jeton Shabani ishte zgjedhur nga bordi i përkohshëm i drejtorëve në kompaninë, bord ky i emëruar nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
Anëtarë të tjerë të bordit janë, Naim Rexhaj, kryesues i bordit, Kujtesa Mashulli – Ahmeti, Kujtesë Ibushi – Ramadani, anëtërë dhe Jeton Shabani i cili mban edhe pozitën e kryeshefit.
Edhe pse Vetëvendosja kishte ardhur në pushtet me premtime për ruajtjen e parasë publike e meritokraci, por e kundërta po dëshmohet edhe me kapjen e ndërmarrjeve publike edhe me të përzgjedhurit e tyre të cilët po shpenzojnë paratë e shtetit.











