Daka: Gjykata Kushtetuese e njofton Prokurorinë për moszbatim të vendimeve të sajShare Button Gazeta Blic Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me moskonsituimin e Kuvendit të Kosovës, si dhe shkeljen e afateve kushtetuese.Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ajo ka thënë se kur një institucion nuk e përfillë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë kjo gjykatë e njofton Prokurorinë.
“Gjykata e njofton Prokurorin e Shtetit për të gjitha vendimet që nuk janë zbatuar…Pastaj e kemi paragrafin 8 që thotë se gjykata do të themelojë një grup punues të kryesuar nga një gjyqtar dhe të përbërë nga gjyqtarë, zyrtarë të seketarisë dhe anëtarë…të cilët në vazhdimësi do ta përcjellin zbatimin e vendimeve të gjykatës.”, ka thënë Daka.Ish-kryetarja e KQZ-së ka shtuar se të gjitha gjykatat dhe autoritetet janë të obliguara të respektojnë vendimet e Kushtetueses.
Ajo ka folur edhe për mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese, sa i përket afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.“Çështjet e gjykuara nuk merren në punë. Unë besoj se edhe ky rast kishte me qenë çështje e gjykuar.”, ka thënë ajo, duke shtuar se është paraparë në aktgjykim që konstituimi i legjislativit bëhet 30 ditë nga koha e certifikimit të rezultateve zgjedhore.












