Detaje të reja janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës rreth arrestimit të tre personave për vjedhjen e naftës nga rezervarët e antenave të IPKO-s.
Policia ka njoftuar se nafta është vjedhur dje rreth orës 21:00, në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht të Suharekës.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë J. A., i datëlindjes 1988, R. A., i datëlindjes 1980 dhe L. A., i datëlindjes 1998.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar: Gjithsej tridhjetë (30), bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra”, njofton Policia.
bëhet e ditur se nafta e vjedhur i është kthyer pronarit, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.












