Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dalin në pah përplasjet e brendshme të VV-së, Projektkodi Civil kryefjalë

17/11/2022 - 08:32
në Kryesore, Lajme
A A
Përfunduan zgjedhjet në VV: Albin Kurti zgjidhet si kryetar me gati 100% të votave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar me “eliminimet” në parti shkaku i Projektkodit Civil.

Këtë veçse e kishte pranuar ditë më parë në një prononcim për Nacionalen edhe deputeti aktual i kësaj partie, Visar Korenica. I njëjti ndërkaq, sonte dha detaje shtesë.

Korenica, përveç pozitës së deputetit, ushtronte edhe atë të koordinatorit të degës së VV-së në Rahovec, megjithatë jo nga prilli e këtej.

Kjo pasi, siç e tha vet ai, në atë muaj pranoi postën elektronike ku iu konfirmua shkarkimi i tij.

Madje, ai e pohoi faktin se Kurti fillimisht ia kishte kërkuar dorëheqjen, por refuzimi i deputetit detyroi kryeministrin ta marrë vendimin për shkarkim, dhe kuptohet, falënderimin për kontributin e deritanishëm.

“Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme të flasë për këtë. Mua më është komunikuar vendimi me email, se kryesia e VV’së ka marrë vendim për me ju liru nga pozicionit të koordinatorit, ju faleminderit për kontributin tuaj deri tashmë”, tha Korenica në T7.

“Islami politik”

Projektkodi Civil është një nga temat më të zgjeruara nga redaksia jonë. Madje, kjo qe bërë parësore edhe në njërin prej episodeve të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Autori i saj, Berat Buzhala, duke u thirrur në burimet e tij, deklaronte se Kurti thuhej t’i ketë “kërcënuar” deputetët e tij me votimin e këtij kodi, ndryshe do ta dërgonte vendin në zgjedhje.

Por, sipas gazetarit, ata nuk e votojnë një kod të tillë. Kjo pasi, gjithnjë sipas kreatorit dhe ideatorit të Ditarit, ata janë në Kuvend për ta shtyrë përpara agjendën e tyre, atë që iu referua si “islami politik”.

“Në çdo pushtet ka pasur deputetë fetarë. Si në kohën e LDK-së, si në kohën e PDK-së. Kanë qenë 1 ose 2, në rastin më të mirë. Tash janë më shumë. Se fitoi më shumë. Thuhet që në njërën prej mbledhjeve me grupin parlamentar, i ka shiku në sy këta deputetë edhe iu ka drejtu me fjalët: Kalomani Kodin Civil ose e çoj vendin n’zgjedhje. Po nuk ta kalojnë Kodin Civil. Se këta nuk janë aty për me ta kalu Kodin Civil. Këta janë aty për me shty agjendën e vetë. Janë aty për islamin politik”.

Spastrimet

Projektkodi Civil ka qenë nismë e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Megjithatë, deputetët konservatorë të Lëvizjes Vetëvendosje, e që dyshohet të jenë të udhëhequr nga Eman Rrahmani, kanë refuzuar kategorikisht votimin e këtij ligji.

Gjithsesi, duhet përmendur faktin se jo veç deputetët u bënë “viktimë” të këtij Projektkodi.

Beni Kizolli, ish-kandidat për deputet i LVV-së, ishte i pari që publikisht shkroi për “eleminimin” e tij nga gara për kryetar të degës së LVV në Prizren.

Ai ishte shprehur se ishte deklaruar kundër projekt-kodit civil, pasi ishte pyetur për qëndrimin e tij për martesat e seksit të njëjtë.

Eleminimit e tij, ai e quante vendim arbitrar.

E pas Kizollit, dolën edhe disa aktivistë të tjerë që publikisht njoftuan se janë eleminuar nga gara e brendshme për shkak të qëndrimit të tyre refuzues ndaj projekt-kodit civil.

Shkëlzen Bislimi, ish-aktivist i LVV-së, në një intervistë për Nacionale, e kishte cilësuar Lëvizjen Vetëvendosje si “parti islamofobe”.

Kujtojmë që në nivel qendror, Lëvizja Vetëvendosje ka përfunduar garën e brendshme partiake. Natyrisht, nuk kishte risi në kreun e saj, pasi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u zgjodh edhe për një mandat si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, nënkryetar i partisë më të madhe në vend u zgjodh Glauk Konjufca, që është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. E sekretar organizativ, që është një nga pozicionet më të rëndësishme në LVV, për befasinë e shumëkujt, u zgjodh Alim Rama, që po ashtu përfaqëson këtë parti në Komisioni Qendror Zgjedhor./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë