Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë një ndeshje miqësore pas asaj ndaj Serbisë.
“Kuqezinjtë”, do të presin në “Air Albania”, kombëtaren e Jordanisë, e cila do të jetë një test i vërtetë për kombëtaren tonë pasi që kjo kombëtare ka siguruar tashmë biletën për në Botërorin e ardhshëm.
Gjatë ditës së sotme, FSHF ka njoftuar se biletat tashmë kanë dalur në shitje për këtë ndeshje.
Biletat mund të blihen online në faqen t-ticket.al.
Ndeshja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor në Tiranë, në orën 19:00./IndeksOnline/