Gazeta pak më parë ka raportuar për një vrasje në Gushtericë të Poshtme ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.
Tutje ajo tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje si dhe zyrtari policor i dyshuar është arrestuar.
“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.













