Një agjenci turistike vendore ka akuzuar çiftin se nuk ia kanë paguar borxhin prej 20 mijë eurosh, për pushim që kishin bërë në Maldive në prillin e vitit të kaluar, të cilën Fisnik Syla e kishte mohuar dhe kishte publikuar një foto në i rrethuar me para për të dëshmuar që ka një para të mjaftueshme për të “shlyer këtë borxh”.
Në lidhje me këtë gjatë ditës së sotme është publikuar një përgjim telefonik i biznismenit Fisnik Ismailit në të cilën dëgjohet duke biseduar me agjentin e Agjencise turistike.
Në këtë përgjim Ismaili dëghohet duke i kërkuar agjentit 1300 euro, shumë kjo e për të cilën betohet mbi fëmijun e tij.
“Nuk të hupi o vëlla për 1300 euro, qato që kushtojtojnë, në Allah po të bëjë be, pasha qet evlad që e kam në bark, që e ka Fjolla në bark se s’jam ka t’rrej. Nuk jam klloshar unë me të ikë për pare. Jo 30 mijë po 300 mijë. T’lutna vëlla kryma se do me na ikë edhe anija edhe aeroplani e smë vyen as jeta as kurgjo.”
Në këtë bisedë, Ismaili po shut dëgjohet duke i thënë agjentit që ka kontakuar me drejtorin e Dognës dhe se presin një konfirmim nga ministria në Shqipëri.
“Vllaqko unë kontaktova me drejtorin e doganës që është ma i madhi në Kosovë edhe në Shqipëri edhe në Maqedoni edhe krejt po nesër e pres konfirmimin e ministrisë në Shqipëri atje që i kam njerëzit e mi, që më thonë po, tani i him kësajne prej maske. Pa ma thonë ata s’mujm me rreziku se a po i she portalet, tani kur zbrezim në Beograd, duhet me hi për në Kosovë, e qëllon naj far… tani bëhet haus a po kupton.”