
Gazmend Muja nga PDK ka kundërshtuar vëllain e tij Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje, sa i përket çështjes së Trustit.
Muja tha se tërheqja e 20-30% nga Trusti do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e bazës materiale në këtë periudhë.
Madje ai e konsideroi këtë jetike për të dhe shumë familje në Kosovë, shkruan Jepi zë.
“Terheqja e trustit 20-30%, në këtë periudhë do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e bazës materiale dhe konsideroj se është jetike për mua dhe shumë familje në Kosovë”, shkroi Gazmend Muja.
Në anën tjetër, Armend Muja kishte deklaruar se ky është një propozim i varfër intelektualisht.












