Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dardan Molliqaj paralajmëron protesta kundër Qeverisë Kurti

03/09/2022 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
Dardan Molliqaj paralajmëron protesta kundër Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos transparencë në procesin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se me finalizimin e këtyre marrëveshjeve, do të krijohet entiteti territorial e politik i serbëve të dirigjuar nga Beogradi.

Molliqaj, vlerëson se përmes marrëveshjes me letërnjoftime, Albin Kurti po institucionalizon statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës.

Numri një i PSD-së, thotë se këto marrëveshje nuk janë reciprocitet, e që sipas tij, kryeministri Kurti ka zgjedhur rrugën e gabuar.

“Nuk mund ta pranosh kornizën e dialogut e mos ta pranosh rezultatin e dialogut, kështu që Kurti ka hyrë në një proces i cili do të rezultojë me krijimin e entitetit territorial e politik të serbëve të Kosovës të dirigjuar nga Beogradi, e të cilën ai mund të tentojë ta paketojë si ndryshim e si reciprocitet por asnjëra prej tyre nuk është, kështu që kemi hyrë në një proces të dialogut e cila rruga është e gabuar, e që sigurisht rezultati do jetë edhe më i gabuar”.

E sa i përket marrëveshjes për letërnjoftime, Molliqaj e quan si kompromis të fshehur e ku sipas tij nuk do të ketë njohje nga Serbia.

“Këta mund ta quajnë si një marrëveshje por ajo marrëveshje dy çështjet kryesore nuk i ka. Njohja e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të jetë, ulëse në OKB nuk do të ketë, kështu që çfarëdo marrëveshje që nuk është njohje por që nuk garanton edhe paqe të përhershme ndërmjet dy shteteve, ajo nuk është marrëveshje e përhershme”, tha Molliqaj për EO.

Sipas Molliqaj, asociacioni i komunave me shumicë serbe (AKS) ka gjetur formulën depërtuese.

Ai thotë se ky proces nuk do të sjellë njohje reciproke ndërmjet dyja vendeve.

“Me këtë mendësi që Kurti ka për shtetin dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë nuk është në horizont ajo, pra nuk ka lidhje me marrëveshje përfundimtare, ky proces ka lidhje me kompromise të reja ndaj Serbisë të cilat mund ta normalizojnë mosnjohjen mes dy vende e që të funksionojnë si mosnjohëse por jo si dy shtete që janë të pavarura dhe që e njohin njëra-tjetrën”.

Kryetari i PSD-së foli edhe për marrëveshjen për energjinë, e që sipas tij veriun e trajton ndryshe. Ai thotë se veprimet e qeverisë karshi kësaj krize kanë qenë të vonuara dhe të gabuara.

“Besoj se problemi i krizës së energjisë, ndonëse është global reagimet lokale kanë qenë krejtësisht të gabuara dhe të vonuara ndonjëherë, por më shumë të padrejta. Mos harroni se vitin e kaluar Qeveria Kurti ka vendosur me i mbështet bizneset e mëdha, bankat dhe mos me i mbështet konsumatorët tjerë. Pra edhe ato para që i kanë ndarë në shumicë absolute shkojnë atje sepse atyre nuk iu rritet çmimi i energjisë elektrike. Neve na rritet dhe kemi një mbështetje deri në 800 KW, por përndryshe neve na rritet 100 për qind. Tash paralajmërimet janë për rritje të reja. Ka pasur një vit kohë për të bërë plane që të reagojë ndaj krizës, asnjërën nuk e ka bërë”.

Ai ka paralajmëruar edhe protesta për veprimet e fundit të Qeverisë. Thotë se Kurti vepron vetëm atëherë kur ka presion publik.

“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përveç angazhimit dhe protestave qytetare, për shkak se Kurti nuk ka komunikim me shtresat shoqërore. Ju e keni parë që nuk flet me grevistët, pra është i pakomunikueshëm me ata të cilët kanë shqetësime ose me ata që i prek vendimet e tyre. Kurti po e njeh vetëm një gjuhë, e ajo është gjuha e presionit publik. E keni parë që për një çështje është rritur presioni publik, Kurti është tërhequr mbrapa. Vendimi i fundit ishte vendimi i ministrit Murati kishte ofenduar luftën çlirimtare, pra kur u ngrit në majën e saj iritimi e detyroi që të kërkojë falje”, u shpreh Molliqaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë