Sipas tij, në pesë vitet e fundit vendit i ka munguar një opozitë e mirëfilltë, ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po synon të rrisë pushtetin e tij, ndërkohë që partitë opozitare, sipas Molliqajt, janë të fokusuara në përfitime nga bashkëqeverisja.
Molliqaj theksoi se është jetike që në Kuvendin e Kosovës të ketë një opozitë të vërtetë, e cila nuk funksionon me këtë logjikë, duke shtuar se një rol të tillë synon ta marrë Partia Socialdemokrate.
E plotë:












