Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dardania, Kështjella, Guri”, Remi pyetet për kodet e UÇK-së në Speciale

12/07/2023 - 10:38
në Kryesore, Lajme
A A
Remi jep dëshminë në Speciale, përmend disa emra të njohur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale.

Ai është marr në pyetje nga prokuroja lidhur me kodet që janë vendosur nga shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe nga kodet numra që janë vendosur nga Brigadat.

Prokurorja: A është e saktë kjo, fillimisht njësiti BIA ka qenë pjesë e Brigadës 153 dhe më vonë është bërë njësit në vete, është ndarë, është e saktë kjo?

Mustafa: Znj.prokurore, Njësia BIA dhe Brigada 153 është një shoqëri. Por njësia BIA ka qenë e themeluar para Brigadës. Unë mendoj që kjo Njësi ka ndihmuar në themelimin e Brigadës 153. Është histori interesante por është shoqëri i njëjtë mbi bazën që është ndërtuar kjo Njësi.

Prokurorja: Pra ju nuk ju kujtohet që Njësia BIA është ndarë ndonjëherë nga Brigada 153?

Mustafa: Kanë vepruar ndaras por nuk e di momentin që kur janë ndarë, por e di që Njësia BIA ka qenë e veçantë e që ka mundur t’i raportojë Zonës Operative të Llapit siç është mua dhe shtabit tim.

Prokurorja: Ju pyeta se kush tjetër ishte në Likoc kur Kadri Kastrati u caktua në Zonën e Llapit nga Shtabi i Përgjithshëm. Ju na thatë që nuk ju kujtohet. Dëshirojë që të ju tregojë një prej deklaratave të mëparshme që keni dhënë. Ju keni thënë, e njihja Hashim Thaçi sepse isha takuar me të njëherë më përpara, kur zëvendësi im Kadri Kastrati u kyç në luftë. Ne jemi parë në Drenicë?

Mustafa: Nuk dëgjohet

Prokurorja: A ju kujtohet se kush tjetër ishte në atë rast.

Mustafa: Likovci ka qenë qendër e UÇK-së dhe aty ka pasur shumë bashkëluftëtar. Ka mundur me qenë edhe dikush tjetër,. Por e rëndësishme ka qenë që unë objektiv e kam pas Kadri Kastratin dhe marrjen në zonën time?

Prokurorja: E përmendët dje që dikush që njihen me emrin Ilir, është përmendur në komunikimet me kodin 106. A mund të na tregoni se çfarë domethënie ka ky kod?

Mustafa: Me të cilat kemi komunikuar me radiolidhje. Unë p.sh kam qenë numri 100.

Prokurorja: Këto kode të komunikimit a ishin të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm?

Mustafa: Jo. Këto ishin të punuara nga stafi im dhe të miratuara nga unë.

Prokuroja: Çfarë kodesh ka miratuar Shtabi i Përgjithshëm?

Mustafa: Por unë e di që emërimet si Dardania, Buna, Kështjella këto kanë qenë të miratuara nga Shtabi i Përgjithshëm e kodet i kemi vendosur ve, ndoshta edhe mund të gabohem tash. Si do që të jetë është numri i njësive që i kemi vendosur si kemi folur në radiolidhje. Kemi komunikuar vetëm ne mes veti e jo t ë tjerët.

Prokurorja: A mund të na shpjegoni se për çfarë ishte i caktuar ky kod (Dardania)?

Mustafa: Anëtarët e komandës së Zonën me emrin Dardania dhe njësitet që ishin pranë shtabit.

Prokurorja: A i njihni të gjithë këta emrat që janë të listuara poshtë emrit “dardania”?

Mustafa: Po

Prokurorja: Ju përmendët që ju ishte caktuar numri 100. A mund të na shpjegoni se kur përdorej ky kod, në çfarë rastesh?

Mustafa: Ka mund të komunikojë me mua përmes radiolidhjes është drejtuar me “Dardania” 100. Nuk është përmend emri Remi. Kështu vlen edhe për numrat tjerë më poshtë.

Prokurorja: Shohim emrin ilir, 106. Dje na thatë që emrin personi e ka Sabit, ju kujtohet.

Mustafa: Po

Prokuroja: A ju kujtohet mbiemrit?

Mustafa: Më kujtohet ndërkohë

Prokuroja: Po Shpendi tek 109 kush ishte?

Mustafa: Muharrem Ismajli

Prokurorja: Për çfarë ishte përgjegjës ky?

Mustafa: Ky ishte caktuare për me u kujdes për njerëzit e komandës.

Prokurorja: Numri 110 nuk është këtu në listë. A të kujtohet se kujt i përkiste ky kod?

Mustafa: Jo.

Prokurorja: Në rregull i kthemi më pas kësaj. Shohim më poshtë në listë kemi fjalën “Kështjella”. Kujt i referohet ky Kod?

Mustafa: “Kështejella” është Brigada 152

Prokuroja: Profa është emri i parë poshtë “Kështjellës”. Ky është komandanti i Brigadës kështu?

Mustrafa: Po

Prokurorja: A i njeh këta emra që janë të renditur pas profes?

Mustafa: Po

Prokurorja: Do të shkojmë tek Ulpiana. Për çfarë është përdorur ky kod?

Mustafa: Për Brigadën 151.

Prokurorja: Emrat e parë janë Luta dhe Batusha që ishin komandantët apo?

Mustafa: Po

Prokurorja: Nëse do shohim numrin 55 e shohim emrin Syleviq. A ju kujtohet se kush ishte ky person?

Mustafa: Më kujtohet një Syleviq, që ka qenë i ndaluar nga ne, por nuk besoj që ka pasur kod. Mund të jetë një emër tjetër.

Prokurorja: Kodi “Guri” kujt i përket?

Mustafa: Janë kode të Mbrojtjes Civile, secili fshat ka pasur kodin e tij.

Prokurorja: Dhe Blini kujt i drejtohet?

Mustafa: Më kujtohet që Blini ka qenë pjesëtarë i UÇK-së i vrarë gjatë luftës. Po Blini këto mund të jetë edhe ndonjë fshat.

Prokurorja: A e dini se kujt i referohet Lisi?

Mustafa: Njerëz, ushtarë, eprorë të UÇK-së, nën komandën e Zonës,. Me sa po e shoh këto janë të fshatrave ku mbulonte Brigada 153, fshatrat e Prishtinës

Prokurorja: Po policia ushtarake a kishte kod?

Mustafa: Po

Prokurorja: A ju kujtohet se çfarë kodi kishte.

Mustafa: Jo nuk më kujtohet. Ka mund të jetë ai 111 që e përmend më herët. Vetëm po them ka mundur. Nuk e di sigurt

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dje dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë