Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Darka e gabuar e Pacollit me Nazarbayev – si i theu pjatat diktatori kazak i pakënaqur me restorantin në Monako

07/08/2022 - 14:32
në Kryesore, Lajme
A A
Darka e gabuar e Pacollit me Nazarbayev – si i theu pjatat diktatori kazak i pakënaqur me restorantin në Monako
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rruga e Behgjet Pacollit drejt pasurisë nuk ka qenë një fushë me lule. Biznesmenit kosovar, që kishte migruar jashtë vendit në kohën e Jugosllavisë kur nisi punën në Rusinë postkomuniste, iu shfaqën telashe të mëdha. Ai akuzohej se ka marrë tenderë në Moskë duke e korruptuar kreun e pushtetit atje, Boris Yeltsinin dhe familjen e tij. Pas renovimit të Kremlinit, prapa ka mbetur historia e njohur si Kremlingate, por Pacolli është nxjerrë disi nga kjo aferë. Biznesin me Mabetex tash e një kohë të gjatë e ka zhvendosur në Kazakistan falë lidhjeve me ish-Presidentin Nursultan Nazarbayev. Por, as puna në Kazakistan për Pacollin nuk ka qenë pa dhimbje.

Një histori e Pacollit me liderin kazak trajtohet në libirin e Tom Burgis “Kleptopia – Si paratë e ndyta po e pushtojnë botën”.

Lexo Edhe:

Dijabetes je zapravo nedostatak jedne supstance u telu! Izleči se

Flet ambasadori i Ukrainës në Serbi pasi në vendin e tij u inicua njohja e…
Prej episodit të vitit 1995, që zë vend në libër kanë kaluar rreth 30 vite dhe Pacolli ka bërë shumë biznes në Kazakistan, duke ndërtuar dhjetëra objekte me mijëra kosovarë të punësuar atje. Madje falë kontratave atje Pacolli rrugën drejt Kazakistanit e bën me aeroplan privat ndërkohë që personalisht është më pak i involvuar pasi efektivisht punën e bëjnë vëllezërit e tij.

Por, cila është ngjarja e vitit 1995, në një restorant në Monako të cilin Behgjet Pacolli e kishte rezervuar për Nazarbayevin dhe familjen e tij, që i kishte ftuar t’i kalojë pushimet në një nga rivierat më të bukura të botës, atë franceze.

Sipas librit, gjithçka ka ndodhur kur Pacolli ka përzgjedhur një restorant që nuk ishte sipas shijeve të Nazarbayevit për glamur.

Më poshtë, mund të lexoni të përkthyer fragmente nga libri “Kleptopia”, pa ndërhyrje.

Një nga partnerët e Sashas ishte dëshmitar i një shfaqje të psikës së Nazarbayevit. Patokh Chodiev një uzbek fisnik dhe një produkt i shkollës prestigjioze të marrëdhënieve ndërkombëtare në Moskë që ndiqej nga fëmijët e elitës komuniste, kishte shërbyer si diplomat para se të kalonte në biznes. Ai afrua aq shumë me Nazarbayev sa u ftua të kalojë pushimet me familjen e tij në bregdetin francez në vitin 1995. Nikoqiri i tyre ishte Behgjet Pacolli, biznesmen kosovar që peshkonte kontrata kazake. Një ditë ai e rregulloi një dalje në një restorant afër Monakos. Kur arritën në La Pirate grupi po shikonte me plot alarm. Ulëse druri, blozë nga zjarri i hapur, pa kristale. Kjo nuk ishte mënyra si darkonte Kani i ditëve tona, Nazarbayev. Chodiev ishte ulur në skaj të grupit, afër derës. Kamarierët e veshur si piratë që shtruan pjata, njëri prej të ftuarve ia kujtoi enët e burgut. “Ku dreqin na sollët?”, Presidenti i bërtiti Pacollit. Pacolli u zverdh. Nazarbayev e kapi pjatën dhe e përplasi për tokë. Një heshtje e tmerrshme. Nazarbayev rrëmbeu edhe një pjatë tjetër dhe e hodhi. “Kjo nuk është ajo që unë e quaj pushim, ta hajë dreqi”, tha me britmë ai. Bashkëshortja e tij, Sara, ishte afër lotëve. ‘Nursultan, Nursultan qetësohu, iu lut ajo. Nëse nuk të pëlqen këtu, mund të shkojmë diku tjetër. Ndalo, të lutem dhe qetësohu. Nazarbayev nuk do të qetësohej.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë