Katër persona të vrarë dhe katër të plagosur është bilanci i një sherri që shpërtheu në një dasmë të komunitetit rom në Spanjë.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, katër personat që humbën jetën u përplasën nga një makinë jashtë restorantit ku po mbahej dasma. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Torrejon de Ardoz, rreth 25 kilometra në veriperëndim të Madritit.
Viktimat janë një grua 70-vjeçare, dy burra të moshës 40 dhe 60 vjeç dhe një djalë 17-vjeçar. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që shpërtheu mes dasmorëve jashtë restorantit.
Policia ka njoftuar se deri më tani tre persona janë arrestuar, ndërsa autori i katërt është shpallur në kërkim












