Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, minatorët e “Trepçës” u mbyllën në minierë për 10 ditë radhazi për shkak të kushteve të rënda të punës dhe disa paknaqësive të tjera. Një nga kushtet e grevës ishte edhe shkarkimi i U.D kryeshefit Enis Abdurrahmani, kusht i cili u realizua, pasi u hap konkurs i ri dhe kryeshef u zgjodh Bashkim Kurti.
Me 1 shkurt, Bashkim Kurti mori detyrën e kryeshefit, megjithatë siç duket gjërat nuk kanë filluar për së mbari.
Jemi në datën 9 mars ndërsa minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ende nuk janë paguar për muajin shkurt
Në një prononcim për vezhguesi.com, një minator i “Trepçës” nën anonimitet u shpreh se pavarësisht ndryshimit të menaxhmentit, gjendja në “Trepçë” vazhdon të jetë e mjerueshme dhe se pagat ende nuk i kanë marrë të muajit shkurt.
Ai theksoi se ende më e rëndë bëhet fakti që muaji i shenjtë i Ramzanit ka ardhur dhe punëtorët e “Trepçës” pa paga nuk e di se si do t’a presin këtë muaj, kur dihet që pjesa dërmuese e punëtorëve janë musliman që agjerojnë.
Por si duket mos’ekzekutimi i pagave nuk është problem i madh për kryeshefin Bashkim Kurti, i cili është duke “shijuar” udhëtimet zyrtare në Kanadë.
Kjo u bë e ditur dje, kur faqja zyrtare e ndërmarrjes “Trepça” njoftoi se kryeshefi Bashkim Kurti po merr pjesë në një ngjarje që ndërlidhet me sektorin minerar në Kanada./Vezhguesi.com/













