Në emisionin “Pressing”, të T7, kishte debat edhe mes deputetit të LDK-së Ermal Sadiku dhe atij të AAK-së, Burim Ramadani.
Sadiku tha se Lumir Abdixhiku nuk ka biseduar me Albin Kurti për Qeveri, por Ramadani pyeti se e ka pasur qëndrim për këtë.
“Kurti ka bërë ofertë, ka thënë i kemi ofruar tri ministri, kjo ka qenë ofertë, jo bisedë”, tha Sadiku.
“A ka pasur qëndrim të Abdixhikut që nuk mundemi me pranu një ofertë të tillë”, tha Ramadani.
“Me thënë ka shku me bisedu për Qeverinë nuk është e vërtetë, ka shku me pranu për President”, tha Sadiku. /Gazeta Express













