Analisti Ilir Deda ka thënë se në Kosovë po bëhet propagandë për t’i dekurajuar qytetarët të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Ka propagandë në Kosovë që synon t’i dekurajojë njerëzit të shprehin revoltën ndaj dënimit”, ka thënë Deda në Tëvë1.
Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet ta mbështesë financiarisht mbrojtjen dhe të angazhohet edhe në arenën ndërkombëtare për procesin e Apelit në Speciale.












