Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, thotë Deda.
“Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”.
Kushtetuesja e shpalli Kuvendin të konstituuar, por tha se është konstituuar jashtë afatit kushtetues. Për këtë afati për Presidentin ka nisur të rrjedhë që nga 8 gushti.
Ky afat për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.
Ndërkaq, formimi i Qeverisë është shpallë kushtetues.













