Ish-deputeti Ilir Deda, është rikthyer në emisionin Rubikon pas një pauze prej më shumë se katër vjetësh.Ai në një intervistë në Klan Kosova tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke e mësuar politikën ndërkombëtare.“Unë nuk mendoj që ai dhe Vjosa, e kanë lehtë me qenë udhëheqës të shtetit duke ardhur me një platformë, progresive e transformuese në pushtet e shteti me qenë në qeveri, e vendi me qenë i izoluar, prej shteteve perëndimore”, tha Deda.










