Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

15/08/2026 - 15:11
në Kryesore, Lajme
A A
Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, u ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku dhe të gjejnë një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës institucionale.

Dehari, përmes një postimi, ka thënë se ajo që ndodhi para tri ditësh në Kuvend ishte pikërisht situata për të cilën kishte paralajmëruar më herët, duke vlerësuar se çdo përpjekje për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon situatën dhe rrit rrezikun e përplasjeve fizike brenda sallës së Kuvendit.

“Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe për një marrëveshje që e zhbllokon situatën institucionale dhe garanton funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve”, ka shkruar Dehari.

Si kryesues i seancës konstituive, ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje politike që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe arritjes së një marrëveshjeje për një president konsensual.

Sipas Deharit, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin do të nënkuptonte shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, diçka që, sipas tij, duhet të shmanget.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë.Qytetarët e Kosovës janë thirrur të vendosin me votën e tyre tri herë brenda dy vjetëve të fundit. Populli ka folur. Tani është radha jonë, si përfaqësues politikë, të gjejmë marrëveshjen dhe t’i japim vendit institucione funksionale dhe të qëndrueshme”, shkroi mes tjerash Dehari.

JU REKOMANDOJMË

Vezir Haziraj del me video të re: Do të…

Vezir Haziraj del me video të re: Do të…
15/08/2026 - 16:04

Vezir Haziraj, i cili është në kërkim nga policia, ka publikuar një video të re. Aty Haziraj thotë se do të dorëzohet në polici. “Për hatër të shumë...

Më shumëDetails

Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar BE’në dhe QUINT’in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, MPJD u bën thirrje kosovarëve atje që të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë
15/08/2026 - 16:03

Ministria e Jashtme ka njoftuar se shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i është caktuar 30 ditë paraburgim në Serbi pas arrestimit atje. MPJD, ka shtuar edhe se lidhur...

Më shumëDetails

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore

Klinika turke e flokëve “Akel Clinic” sfidon shtetin e Kosovës, vazhdoi punën midis Prishtinës edhe përkundër pezullimit të veprimtarisë shëndetësore
15/08/2026 - 15:56

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

PDK sërish i kërkon Deharit të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
15/08/2026 - 15:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka deklaruar se Kosova po kalon nëpër një situatë të rëndë institucionale, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i...

Më shumëDetails

“Ramushi dhe Albini duhet të gjejnë rrugën e pajtimit politik”

“Ramushi dhe Albini duhet të gjejnë rrugën e pajtimit politik”
15/08/2026 - 15:28

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke dënuar gjuhën fyese dhe përçarëse të përdorur gjatë seancës. Mehaj ka...

Më shumëDetails

Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht

Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht
15/08/2026 - 14:40

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për thirrjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë