Deputeti nga partia Guxo, Burim Meta, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth qëndrimit të tij rreth Kodit Civil, të cilin ai e kundërshton.
Deklarata e tij vjen pas deklaratës së ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila dje deklaroi se këtë vit do të kalojë Kodi Civil dhe se do t’i kenë votat edhe të deputetëve të VV-së që kanë votuar kundër.
Deputeti Meta thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.
Ndryshe, një numër i madh i deputetëve kanë paralajmëruar votë kundër Kodit Civil.













