
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga kryeministri fakte për deklaratat e tij të fundit që i ka bërë në lidhje me keqpërdorimin e buxhetit të Kosovës.
Haliti në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kryeministri duhet të tregojë se në cilin digaster e kanë ndaluar keqpërdorimin e buxhetit.
Kurti duhet të flasë me fakte, pasi si Kryeministër edhe duhet të jetë njoftuar nga ana e institucioneve të specializuara, të na tregojë në cilin digaster e kanë ndaluar keqpërdorimin e bixhetit? Cila është metoda që është praktikuar për ta ndaluar keqëpërdorimin e parasë publike? Kush janë keqpërdoruesit dhe e ka padi penale kundër keqpërdoruesve, nëse po, kush janë ata dhe meqë publikisht s kemi informata, kur do ta informojë publikun?”, tha Haliti.
“Gjatë këtyre tre vjet e gjysëm, partitë opozitare s’kanë pasur qasje as mundësi, ta menaxhojnë buxhetin, a do të thotë kjo që njerëz të veçantë nga Qeveria Kurti po e keqpërdorin buxhetin? Nëse po, atëherë neve duhet të informohemi aq sa ligji mbi transparencën na mundëson të informohemi. Unë i inkurajoj institucionet e specializuara që të kryejnë hetime në mënyrë të pa selektuar sa i përket korrupcionit e keqpërdorimit të parasë publike”, përfundon Haliti.












