Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deklarimet për Rugovën e UÇK’në, Xhavit Haliti i përgjigjet Lumir Abdixhikut

23/03/2024 - 11:09
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklaratat e deputetit Xhavit Haliti dhe të publicistit Baton Haxhiu në emisionin Pressing rreth prapaskenave të Rambujesë kanë nxitur një debat të madh në Kosovë. Haliti në Pressing ka thënë se kanë qenë pesë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën që i kanë kërkuar presidentit amerikan, Bill Clinton, që të mos e njoh UÇK-në. Ndërkohë Baton Haxhiu ka përmendur në detaje se kush kanë qenë këta pesë zyrtarë të LDK-së, shkruan Gazeta Express.

Për këto deklarime të të dyve, në Pressing ka folur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke thënë se bëhet fjalër për kundërshtarë ideologjik të Ibrahim Rugovës të cilët kanë averzion ndaj projetktit të ish-presdientit, projekt që sipas Abdixhikut është fitimtar.

“Si deklaratë është skandaloze, dhe si dëshmi historike është e pa relevancë, por si mjet analitik është shumë e rëndësishme. Sepse bëhet fjalë për kundërshtarët ideologjik të Ibrahim Rugovës që kanë një averzion ndaj projektit të tij dhe faktit që projekti i tij është fitimtar, pra projekti i Ibrahim Rugovës, i një Kosove të pavarur, sovrane, të anëtarësuar në NATO dhe BE”, kishte thënë Abdixhiku si kundërpërgjigje ndaj Halitit e Haxhiut.

I pyetur se për kë e ka fjalën, Abdixhiku kishte thënë se Haliti dhe Haxhiu janë të një shkolle.
“Ata dy nuk i dalloj shumë janë një shkollë”, kishte shtuar tutje.

Për këto deklarime të Abdixhikut është kundërpërgjigjur vetë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. Sipas zyrtarit të PDK-së, Abdixhiku po kërkon të bëhet rugovian pa e njohur siç duhet shkollën dhe Rugovën,

“Lumiri që e ka postin falas, kërkon të bëhet rugovian, pa njohur siç duhet as doktrinën dhe as vetë Rugovën!”, ka shkruar ai.

Tutje Haliti ka thënë se Abdixhiku do të ketë kohë të mësojë shumë gjerë.

“Nejse, ka kohë të mësojë shumë gjëra, përfshirë edhe atë se historia as nuk pritet me gërshërë dhe as nuk mbulohet me “make up”!”, ka shtuar Haliti.

Në fund thotë se Abdixhiku erën e plumbave e ngatërron me erën e qumështit.

“Erën e plumbave e ngatërron me erën e qumështit, por i ri është, do të mësojë!”, ka përfunduar ai.

Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing” të T7 më 20 mars ka deklaruar se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, kishte thënë Haliti.

Emrat e tyre në emision i kishte treguar gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ishte thënë publicisti Baton Haxhiu./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë