
hërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me rastin e 4-vjeçares nga Gjakova, e cila vdiq të hënën.
Në reagimin e ShSKUK-së thuhet se e njëjta kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e QKUK’së më 17 shkurt, rreth orës 15:00 dhe se ishte sjellë nga Spitali i Gjakovës, me parametra vital dhe me gjendje mjaftë të rënduar shëndetësore.
Tutje thuhet se pas analizave dhe konsultave, ajo ishte vendosur për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë).
Reagimi i plotë:












