Tre shtetas të Republikës së Kosovës të martën janë arrestuar nga Policia e Serbisë në vendkalimin kufitar në Merdar.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se për këtë është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.
Sipas tij, nga të dhënat e deritanishme fjala është për dy qytetarët nga Komuna e Podujevës, ndërsa për të arrestuarin e tretë ende nuk kanë të dhëna rreth identitetit të tij.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar lidhur me arrestimin edhe të tre shtetasve të Republikës së Kosovës nga policia e Serbisë gjatë kalimit në Serbi, në vendkalimin kufitar në Merdar. Nga të dhënat e deritanishme fjala është për dy qytetarët nga Komuna e Podujevës, ndërsa për të arrestuarin e tretë ende nuk kemi të dhëna rreth identitetit të tij”, ka thënë Kryeziu./Telegrafi/













