Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Delawie: Kjo është mënyra se si Kosova mund t’i tejkalojë tensionet me SHBA-në

22/08/2023 - 19:30
në Lajme
A A
Delawie: Kjo është mënyra se si Kosova mund t’i tejkalojë tensionet me SHBA-në

Mandatory Credit: Photo by Visar Kryeziu/AP/Shutterstock (9378211i) U.S Ambassador in Kosovo Greg Delawie speaks during an interview with The Associated Press, in Kosovo capital Pristina. Delawie said Kosovo needs to work on the rule of law, create a better economic environment to cut unemployment and normalize ties with Serbia as the main challenges ahead Independence Anniversary, Pristina, Kosovo - 14 Feb 2018

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë të forta, por pranon se veprimet e fundit të qeverisë në Prishtinë, i kanë vënë në vështirësi këto lidhje.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Delawie u shpreh kritik edhe ndaj qasjes së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Serbisë.Sipas tij, Kosova do të ishte më e gatshme të dëgjonte këshillat e Uashingtonit dhe Brukselit, nëse ato do t’i përgjigjeshin më seriozisht kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës dhe demokracisë në rajon. Por në bisedën me kolegen Garentina Kraja, ambasadori thekson se Kosova duhet të përmbushë detyrimet për një shoqëri shumëetnike, integrimin e serbëve në vend dhe krijimin e asociacionit.

Zëri i Amerikës: Shumë zëra në Kosovë dhe jashtë saj – siç ishte rasti me një letër që së fundmi politikanë dhe ligjvënës perëndimorë ia drejtuan diplomatëve të lartë në Uashington dhe BE – po bëjnë thirrje për një ndryshim qasjeje nga ajo që ata e konsiderojnë qëndrim të butë të Uashingtonit ndaj Serbisë në dëm të Kosovës, edhe në kushtet kur Beogradi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Cili është mendimi juaj për këto kritika?Greg

Delawie: Nuk mendoj se ka gjasa, që lidhja e krijuar që nga 1990-ta gjatë luftës së Kosovës për pavarësi, që është më shumë se politikë qeveritare, mund të thyhet. Ekziston një lidhje e jashtëzakonshme mes dy vendeve.

Megjithatë, nuk mund të mohojmë se aktualisht ekzistojnë vështirësi në marrëdhënien ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.Shpresoj që këto vështirësi të jenë vetëm kalimtare dhe se do të kthehemi në lidhjen e mëparshme në të ardhmen e afërt. Mendoj se mosmarrëveshja më e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhet me zgjedhjet për kryetarët e komunave në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me shumicë serbe, për të cila
Kosova, në njëfarë forme shpërfilli Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian… ngaqë qeveria nuk e mori parasysh këshillën e SHBA-ve për të mos i dërguar me forcë në zyrat komunale kryebashkiakët.

Si përfundim, ndodhën trazira në maj, të cilat u udhëhoqën nga serbët e Kosovës, të cilët janë nën ndikim e Beogradit. Nuk mund të harrojmë, që serbët e Kosovës, sidomos në veri, janë nën ndikimin e Beogradit. Ata nuk janë aktorë të pavarur. Por, qeveria në një mënyrë e përshpejtoi rrjedhën e ngjarjeve, duke u përpjekur të vendosë kryetarët e zgjedhur duke përdorur forcën. Në trazirat që pasuan, dhjetra paqeruajtës të KFOR-it u lënduan.Mendoj që bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, protestat kundër rezultatit të tyre, dhe lëndimi i këtyre paqëruajtësve, ishin me të vërtetë sjellje që nuk mund të mbrohet, e që u pasua me arrestimin e disa policëve të Kosovës, brenda territorit të Kosovës, nga qeveria serbe. Ishte tejet provokuese.

Pa dashur që të justifikoj kontributin e saj tek dhuna, mendoj se Kosova mund të ishte më e gatshme të dëgjojë këshillat e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian, po të shihte se BE-ja dhe SHBA-të po i përgjigjeshin më me seriozitet kërcënimit që qeveria serbe paraqet ndaj Kosovës, ndaj vetë qytetarëve të Serbisë dhe ndaj rajonit.Por, njëkohësisht, mendoj se Kosova do të kishte marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, me evropianët, sikur të bënte më shumë përpjekje për të integruar serbët e Kosovës në shoqëri dhe të përmbushte përgjegjesitë e saja për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përpjekjet për integrimin e tyre qartazi kanë shënuar rënie në dy vitet e fundit.

Zëri i Amerikës: Sipas vëzhguesve qëndrimi i zbutur ndaj Serbisë nuk ka sjellë rezultate. Si mendoni ju?Greg Delawie: Fatkeqësisht, mendoj që Shtetet e Bashkuara dhe evropianët nuk po i përgjigjen si duhet dobësimit të demokracisë në Serbi. Duket se po i ofrojmë stimujt e gabuar. Ndoshta ky është rezultat i përqëndrimit për të ardhmen e afërt tek konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, nuk mendoj se do t’i shërbejë ndokujt në të ardhmen afatgjatë. Autoritarizmi në rritje në Serbi dhe dobësimi i demokracisë e lirisë së shtypit, paraqet kërcënimin më të madh ndaj Ballkanit perëndimor aktualisht.

Është e qartë që Serbia po e shpërfill Perëndimin viteve të fundit. Dhe me sa duket, ne Perëndimi, kolektivisht, nuk duket se kemi reaguar si duhet.Dhe mbase Kosova konsideron se nëse kjo qasje po funksionon për Serbinë, mbase mund të funksionojë edhe për të.

Por unë jam i sigurt që Kosovës nuk do t’i shërbente një strategji e tillë. Mendoj se Kosova duhet të angazhohet më shumë të bashkëpunojë me miqtë e saj, me vendet mike të saj që nga vitet 90, që kanë mbështetur pavarësinë dhe zhvillimin e saj.Zëri i Amerikës: Si mund të përfitojë Kosova nga situata aktuale, nga shtimi i angazhimit diplomatik perëndimor përballë sfidave gjeopolitike në Evropë, por në të njëjtën kohë qëndrimi i Serbisë ndaj saj nuk ka ndryshuar?

Greg Delawie: Nuk duhet të kemi iluzione: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka në Evropë, dhe është më e rëndësishme për të ardhmen e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.Për të paktën këtë një vit e gjysëm, Ballkani Perëndimor është zëvendësuar si fuçi baruti i Evropës nga Rusia. Dhe si rajon, i duhet të gjejë rrugët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, të sillet në mënyrë më evropiane, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj si pjesë e integruar e Evropës, e bashkuar, në paqe, për anëtarësim në BE dhe NATO-s për atë që duan.

Zëri i Amerikës: Zyrtarët amerikanë dhe kritikët e qëndrimeve të qeverisë së Kosovës e kanë shprehur hapur se mungesa e fleksibilitetit nga qeveria e Kosovës luajti rol në vështirësinë mes marrëdhënieve dhe solli pasoja si pezullimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet e NATO-s apo anulimi i vizitave të zyrtarëve të lartë të Kosovës në Uashington…Greg Delawie: Mesa duket qeveria e Kosovës ka vendosur se nuk dëshiron të vazhdojë për momentin me çështjen e integrimit të serbëve të Kosovës, përfshirë, por jo vetëm, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo duket që është aryseja që ka ngjallur pakënaqësinë dhe reagimin e Uashingtonit. Bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm. Mendoj që zyrtarët në Uashington nuk po shohin bashkëpunimin e duhur nga qeveria e Kosovës dhe nga kënvështrimi i tyre, ata po përgjigjen në mënyrë të përshtatshme.

Zëri i Amerikës: Cila është rrugëdalja për hartuesit e politikave në Kosovë dhe në Uashington nga kjo situatë?Greg Delawie: Mënyra për të dalë nga kjo situatë është që të kthehemi tek ajo që Kosova ka dashur të jetë në fillim, një demokraci multietnike në Ballkanin Perëndimor; të gjejë rrugët se si të ecë drejt një të ardhmeje të tillë, me një gjithëpërfshirje më të mirë të serbëve të Kosovës dhe pakicave të tjera në vend.

Ajo që ka mbetur pezull që nga viti 2013 është asociacioni. Mendoj se është i rëndësishëm. Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë dhe të hartojë planin e vet për këtë asociacion e që të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.Si diplomat me përvojë 35 vjeçare në fushën e negociatave, e di që po ta kesh mundësinë që ta bësh palën tjetër të punojë në bazë të një plani paraqitur prej teje, kjo është një plus. Nëse pala e kundërt e përpilon planin, atëherë pikënisja është ai plan. Dhe nëse qeveria e Kosovës nuk e ka hartuar një projekt-plan për asociacionin, atëherë është në pozitë disavantazhi.

Duhet një përfshirje më e mirë e serbëve, jo vetëm me asociacionin, por të gjendet mënyra se si ata ta ndjejnë se Kosova është shteti i tyre. Dhe duhet të ulen tensionet. Serbët janë pjesë integrale e vendit, ashtu si komunitetet e tjera.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë