Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Delegacioni presidencial në inaugurimin e Trump, Presidenca: Përcolli urimet më të mira të Osmanit e popullit të Kosovës

22/01/2025 - 10:09
në Lajme
A A
Delegacioni presidencial në inaugurimin e Trump, Presidenca: Përcolli urimet më të mira të Osmanit e popullit të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një delegacion presidencial, i përbërë nga Learta Hollaj, shefe e stafit të Presidentes dhe Rejhan Vuniqi, këshilltare për Politikë të Jashtme, të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të inaugurimit të Presidentit të 47-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Siç bëri të ditur Presidenca në një njoftim, gjatë këtyre ditëve, ata kanë marrë pjesë në: Ceremoninë e betimit të Presidentit Trump në Capitol Hill, Tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena, Ballon e Komandantit Suprem; Ballon Presidenciale “The Liberty Ball”, Ballon “Black Tie and Boots”, të organizuar nga Texas State Society, Midëest Galla, pritjen e organizuar nga Dr. Miriam Adelson, Tilman Fertitta, Sylvie Legere & Todd Ricketts e Mark Zuckerberg, si dhe në Shërbesën e Lutjeve Kombëtare në Ëashington National Cathedral.

Me këtë rast, Presidenca tha se ata kanë pasur mundësinë të takohen me një sërë zyrtarësh të lartë, senatorë dhe kongresistë, si dhe këshilltarë dhe persona me ndikim nga bota e biznesit dhe sfera të tjera të interesit. “Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me: Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson; të nominuarin e Presidentit Trump për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self; Kongresistin Chip Roy; Kongresistin Ronny Jackson; Kongresistin John Cornyn, Kongresistin Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott; Guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds; Ambasadorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Ëhitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës”, thuhet në njoftim.

“Në të gjitha këto takime, janë përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, duke konfirmuar angazhimin e Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale”, shtoi Presidenca. Në bisedat me zyrtarët amerikanë, Presidenca tha se është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë