Insistimi i Qeverisë së Kosovës që Asociacioni të bëhet sipas modelit kroat, për Partinë Demokratike të Kosovës është çështje që kërkon diskutim, sidomos pas deklarimeve të palës evropiane që draft-statutin e prezantuar nga ish-Ekipi Menaxhues e shohin si bazë për krijimin e Asociacionit.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra deklaron se çështja e Asociacionit sipas modelit kroat duhet të diskutohet sepse siç thotë, ato sapo janë hapur. Ajo thotë se se nuk e di se si do të përmblidhet formati i diskutimeve për këtë model apo për propozime të tjera.
“Kjo mbetet të diskutohet, sepse janë vetëm diskutime, të cilat sapo janë hapur nuk e di se si do të përmblidhet ky format i diskutimeve lidhur me propozimin kroat ose propozimet tjera kemi dëgjuar pak nga kryeministri ai nuk ka ardhur në Kuvend për të informuar qytetarët e Kosovës as për rrjedhën e dialogut dhe as për temën informuese se cila do të jetë marrëveshja..”, thekson deputetja e PDK-së për KP.
Deliu-Kodra shkarkimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e draft-statutit të asociacionit e sheh si përpjekje për të fajësuar qeveritë e kaluara.












