Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deliu-Kodra për Albulena Haxhiun: Katër vjet ministre pa integritet, nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës

22/04/2025 - 12:29
në Kryesore, Lajme
A A
Deliu-Kodra për Albulena Haxhiun: Katër vjet ministre pa integritet, nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.Kodra-Deliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’.
Ajo po ashtu u shpreh se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.“Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ndryshe, seanca e së hënës (21 prill) shënoi dështimin e katërt radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Procesi po zvarritet, pasi partia më e madhe në vend ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.Në të dy raundet e votimit, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota, numër i pamjaftueshëm për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Subjektet politike, LDK dhe PDK deklaruan se nuk e votojnë Haxhiun për kryeparlamantare, ndërsa AAK tha se nëse LVV propozon Saranda Bogujevcin ose Shqipe Mehmeti Selimi për kryeparlamentare, atëherë do ta votojnë pro.Të mërkurën pritet që deputetët e zgjedhur të mblidhen sërish për të konstituar Kuvendin dhe për të zgjedhur kryeparlamentarin.

JU REKOMANDOJMË

Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”
12/07/2026 - 19:38

Tre persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në pikën e Sach Pizza që gjendet te 'rrethi i flamurit' në Prishtinë. Njëri nga personat e helmuar e ka...

Më shumëDetails

Aksident në Prishtinë, një grua goditet nga vetura

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
12/07/2026 - 19:15

Një grua është goditur nga një veturë, në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në qendër të Prishtinës, në zonën e njohur si “te Posta”. Pas aksidentit, e lënduara...

Më shumëDetails

SHKK sekuestron telefona dhe substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës

SHKK sekuestron telefona dhe substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
12/07/2026 - 19:09

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë
12/07/2026 - 18:55

Disa persona dyshohet se janë helmuar gjatë konsumimit të ushqimit në një nga lokalet e Sach Pizza në Prishtinë. Një nga personat e helmuar në kushtet anonimiteti ka...

Më shumëDetails

Rama komenton protesta: Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin

Rama komenton protesta: Tufa sorrash dhe laraskash më akuzojnë mua që po sulmoj popullin
12/07/2026 - 18:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestat e fundit në Tiranë, duke deklaruar se e drejta për të protestuar është pjesë e rëndësishme e demokracisë, por...

Më shumëDetails

Trump: SHBA e goditi Iranin shumë fort mbrëmë, diçka s’është në rregull me këta njerëz

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
12/07/2026 - 17:34

Presidenti Donald Trump tha të dielën se Shtetet e Bashkuara e goditën Iranin “shumë fort mbrëmë”. “Këta njerëz, diçka nuk është në rregull me ta”, i tha Trump...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë