
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka thënë se “nuk janë vetëm 3.5 milionë euro të keqpërdorura nga Nagip Krasniq, por siç thotë ajo skandali me energjinë elektrike ka përmasa më të mëdha.
Për këtë, ajo thotë se “dëshmi është ambasadori Martin Berishaj, si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para”.
Postimi i plotë i saj:
Nuk janë vetëm 3.5 milion euro taksa të qytetarëve, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj Qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, edhe rajonale.
Për këtë, dëshmi është ambasadori Martin Berishaj, si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para. Prandaj, Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila dje ngriti edhe zyrtarisht aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, njeriut të suksesshëm të Kryeministrit Kurti, duhet ta hetoj në tërësi të gjithë sektorin energjetik në vend gjatë kësaj periudhe.
Uroj që peri të mos këputet te Nagipi, por Prokuria ta ndjekë atë deri në zyrat më të larta të shtetit, atje ku e ka edhe fillin.












