Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dëm i madh”, “Kosova po kalon ditët më të errëta”, reagimet nga PDK, LDK e AAK pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën

13/09/2025 - 10:40
në Lajme
A A
“Dëm i madh”, “Kosova po kalon ditët më të errëta”, reagimet nga PDK, LDK e AAK pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e Qeverisë në detyrë të kryeministrit Albin Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë, tha se veprimet e ekzekutivit kanë rritur tensionet dhe kufizuar bashkëpunimin produktiv.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për vendimin e SHBA-ve, ndonëse kanë kaluar disa orë prej kur ambasada kumtoi lajmin, partitë kanë adresuar akuza në drejtim të tij.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një deklarate të cilën e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe kryetari i saj Memli Krasniqi, ka thënë se ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në largim dhe Kryeministrit në largim, Albin Kurti.

PDK thotë se sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, ShBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë. Për më shumë se dy dekada, marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në kanë qenë të pakontestueshme, të bazuara mbi vlera të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. Sot, për shkak të një qeverisjeje që ka zgjedhur konfliktin mbi bashkëpunimin dhe populizmin mbi përgjegjësinë, këto raporte po vendosen në rrezik”, thuhet më tej në deklaratë.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se marrëdhënia me ShBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur, forcuar dhe zgjeruar këtë partneritet në çdo rrethanë.

“Qytetarët e Kosovës e dinë se aty ku ka qenë PDK në qeverisje, marrëdhëniet me ShBA kanë qenë gjithmonë të konsoliduara dhe në rritje. Prandaj, ky dëm që i është shkaktuar Kosovës nga Qeveria në largim duhet të shërbejë si thirrje alarmi për të gjithë: partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çështje e zakonshme politike, por themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet që ky partneritet të mbetet i pathyeshëm dhe gjithmonë në funksion të interesave të popullit të Kosovës. Kosova është e popullit të saj, i cili ka ndërtuar lirinë e vet me mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përtej gabimeve të një qeverie të përkohshme, besimi i qytetarëve të Kosovës në miqësinë dhe partneritetin me ShBA-të ka qenë dhe do të mbetet i pathyeshëm, sepse kjo lidhje është më e fortë se çdo interes i përkohshëm politik dhe është rrënjosur thellë në historinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, thuhet tutje në deklaratë.

PDK më tej thotë se pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe tani vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik, është bërë krejtësisht e qartë se vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm për shkak të një qeverie të papërgjegjshme.

“Kjo është koha e fundit që të gjitha forcat politike properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik – aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili thënë se suspendimi i Dialogut Strategjik paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me SHBA-në.

“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran. Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës. Populli i Kosovës nuk është si ta. Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta. Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë. LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë. Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke thënë se Kosova po i kalon ditët më të ërrëta në historinë e vetë, shkruan Reporteri.net.
“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.
I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë ka reaguar përmes zëdhënësit të saj Përparim Kryeziu, i cili ka deklaruar se “i mirëpresim edhe kritikat nga SHBA-ja, kur janë konkrete i korrigjojmë veprimet”.

JU REKOMANDOJMË

“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane
Lajme

“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane

13/09/2025 - 12:38
Një punëdhënës dhe një punëkryes dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan një pronë publike në Dedaj të Prizrenit
Lajme

Një punëdhënës dhe një punëkryes dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan një pronë publike në Dedaj të Prizrenit

13/09/2025 - 12:23
Shqiptaro-amerikanët: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë
Lajme

Shqiptaro-amerikanët: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

13/09/2025 - 12:11
Demokracia në Kosovë në rënie, Instituti ndërkombëtar me renome publikon matjet shqetësuese
Lajme

Demokracia në Kosovë në rënie, Instituti ndërkombëtar me renome publikon matjet shqetësuese

13/09/2025 - 12:06
“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut
Kryesore

“Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

13/09/2025 - 11:59
Pse Zvicra është kaq popullore për gjermanët që shpërngulen jashtë vendit?
Lajme

Pse Zvicra është kaq popullore për gjermanët që shpërngulen jashtë vendit?

13/09/2025 - 11:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë