Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dëm i madh”, “Kosova po kalon ditët më të errëta”, reagimet nga PDK, LDK e AAK pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën

13/09/2025 - 10:40
në Lajme
A A
“Dëm i madh”, “Kosova po kalon ditët më të errëta”, reagimet nga PDK, LDK e AAK pasi SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e Qeverisë në detyrë të kryeministrit Albin Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë, tha se veprimet e ekzekutivit kanë rritur tensionet dhe kufizuar bashkëpunimin produktiv.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për vendimin e SHBA-ve, ndonëse kanë kaluar disa orë prej kur ambasada kumtoi lajmin, partitë kanë adresuar akuza në drejtim të tij.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një deklarate të cilën e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe kryetari i saj Memli Krasniqi, ka thënë se ky zhvillim i rëndë është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të pamatura dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në largim dhe Kryeministrit në largim, Albin Kurti.

PDK thotë se sjellja e tij ka cenuar besimin dhe partneritetin me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm strategjik, ShBA-në, vendin që ka qenë dhe mbetet mbështetësi më i madh i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Ky është dëmi më i madh politik, diplomatik dhe strategjik që i është shkaktuar Republikës së Kosovës në 25 vitet e lirisë së saj, duke cenuar drejtpërdrejt raportet me aleatin tonë kryesor dhe duke e vënë në pikëpyetje besueshmërinë ndërkombëtare të shtetit tonë. Për më shumë se dy dekada, marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në kanë qenë të pakontestueshme, të bazuara mbi vlera të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë. Sot, për shkak të një qeverisjeje që ka zgjedhur konfliktin mbi bashkëpunimin dhe populizmin mbi përgjegjësinë, këto raporte po vendosen në rrezik”, thuhet më tej në deklaratë.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se marrëdhënia me ShBA-të është interes jetik dhe kombëtar i Kosovës, i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për ta ruajtur, forcuar dhe zgjeruar këtë partneritet në çdo rrethanë.

“Qytetarët e Kosovës e dinë se aty ku ka qenë PDK në qeverisje, marrëdhëniet me ShBA kanë qenë gjithmonë të konsoliduara dhe në rritje. Prandaj, ky dëm që i është shkaktuar Kosovës nga Qeveria në largim duhet të shërbejë si thirrje alarmi për të gjithë: partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çështje e zakonshme politike, por themeli i sigurisë, zhvillimit dhe të ardhmes sonë. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet që ky partneritet të mbetet i pathyeshëm dhe gjithmonë në funksion të interesave të popullit të Kosovës. Kosova është e popullit të saj, i cili ka ndërtuar lirinë e vet me mbështetjen vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përtej gabimeve të një qeverie të përkohshme, besimi i qytetarëve të Kosovës në miqësinë dhe partneritetin me ShBA-të ka qenë dhe do të mbetet i pathyeshëm, sepse kjo lidhje është më e fortë se çdo interes i përkohshëm politik dhe është rrënjosur thellë në historinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, thuhet tutje në deklaratë.

PDK më tej thotë se pas sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe tani vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik, është bërë krejtësisht e qartë se vendi po rrëshqet në një drejtim të rrezikshëm për shkak të një qeverie të papërgjegjshme.

“Kjo është koha e fundit që të gjitha forcat politike properëndimore, me vetëdije shtetformuese, të bashkohen dhe t’i japin Kosovës një qeveri të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në rrugëtimin e sigurt të integrimit euroatlantik – aspiratë e përhershme e popullit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili thënë se suspendimi i Dialogut Strategjik paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me SHBA-në.

“Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran. Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës. Populli i Kosovës nuk është si ta. Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta. Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë. LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë. Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke thënë se Kosova po i kalon ditët më të ërrëta në historinë e vetë, shkruan Reporteri.net.
“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.
I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë ka reaguar përmes zëdhënësit të saj Përparim Kryeziu, i cili ka deklaruar se “i mirëpresim edhe kritikat nga SHBA-ja, kur janë konkrete i korrigjojmë veprimet”.

JU REKOMANDOJMË

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës

Sulmohet infermierja në këtë komunë të Kosovës
01/08/2026 - 22:43

Një infermiere në Viti është sulmuar fizikisht, në QKMF në këtë qytet. Ndaj kësaj ka reaguar edhe komuna e Vitisë, nga ku është dënuar ashpër dhuna fizike ndaj...

Më shumëDetails

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje

Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht funksionimin e parkingjeve private, Retkoceri: Kryeqyteti ka nevojë për zgjidhje
01/08/2026 - 22:31

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për lejimin e funksionimit të parkingjeve private. Kështu ka bërë të ditur, Leutrim Retkoceri, drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet. Retkoceri ka...

Më shumëDetails

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit

Dy motoristë humbin në zonën e Jezercës, angazhohet ekipi i kërkim-shpëtimit
01/08/2026 - 22:27

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercës....

Më shumëDetails

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së

I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK-së
01/08/2026 - 21:50

Një aksidentuar në një aksident në Pejë ka pësuar politraumë të rëndë si pasojë e një aksidenti, ai është transferuar nga Spitali i Pejës në Qendrën Klinike Universitare...

Më shumëDetails

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi

Stabilizohet gjendja në deponinë e Sferkës, eliminohen zjarri dhe tymi
01/08/2026 - 21:35

Gjendja në deponinë e mbeturinave në Sferkë është stabilizuar, pasi ka përfunduar procesi i mbulimit të saj me rreth 24 mijë metra kub dhe. Kështu ka njoftuar Kompania...

Më shumëDetails

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit

S’ka prova për “kanosje”, Prokuroria mbyll rastin ndaj ministrit Elbert Krasniqit
01/08/2026 - 21:33

Avokati i Elbert Krasniqit, Artan Kastrati, ka thënë se Prokuroria Themelore në Pejë, ka mbyllur rastin ndaj ministrit në detyrë, pas pretendimeve për kanosje. Kastrati, ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë