Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Demhasaj: Takimi Kurti-Vuçiq në Gjermani, tentativë e zhbllokimit të dialogut

03/05/2022 - 18:31
në Lajme
A A
Ballinat e mediave serbe, Vuçiq: Kurti s’na lejoi mbajtën e zgjedhjeve, kërkoi ta njohim Kosovën!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasditja e nesërme do ta gjejë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Berlin në takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kancelarin do ta takojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç do të bëjë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shkruan FrontOnline.

E këta tre të fundit mbrëmja do t’i bëjë bashkë, ku pas një kohe të gjatë pritet të zhvillohet takim mes kryeministri Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq i ndërmjetësuar nga emisari Lajçak.

Por, çfarë pritet të ndodhë në këtë takim, dhe a do të ketë zhbllokim të procesit, për FrontOnline, flet analisti politik, Arton Demhasaj.

Sipas tij, takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviq më emisarin Lajçak në një farë mënyre ka treguar se ky i fundit është dorëzuar në raport me ndërmjetësimin dhe dialogun.

Thotë se tashmë ka ardhë koha që të ketë dozë më të lartë të forcës politike në mënyrë që të shtyhet ky proces përpara.

“Mendoj se ka qenë e nevojshme që të ketë një takim me dikë që ka autoritet dhe ka fuqi më të madhe brenda Bashkimit Evropian siç është rasti tash me kancelarin gjerman, kështu që mendoj se takimi ka të bëjë me atë që me u mundu me zhblloku dhe me i dhënë kahje procesit të dialogut”, ka thënë Demhasaj për FrontOnline.

Sipas tij, nëse në ditën e nesërme gjithçka shkon mirë atëherë mund të krijohet mundësia që të arrihet marrëveshja finale në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse çdo gjë shkon mirë nesër atëherë mendoj që shumë shpejtë mund të ketë edhe takim të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që do ta zhbllokonte dhe do të krijonte mundësi që sa më shpejtë të arrihet edhe marrëveshja që po synohet edhe nga Bashkimi Evropian por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra mendoj që ky takim ka të bëjë komplet me zhbllokimin e procesit dhe me një fillim të ri ose me rinisje të re që të krijohet mundësia e arritjes sa më shpejtë e marrëveshjes finale”, është shprehur ai për FrontOnline.

I, pyetur se çka do të ndodhë nëse çështja e Asociacionit bëhet përsëri “mollë sherri”, që të mos ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq, Demhasaj deklaron se ekipet ndërmjetësuese do të mundohen me patjetër që t’i ulin në tryezë këta dy të fundit

“Sidoqoftë mendoj se ka me u mundu edhe kancelari gjerman por edhe ekipi ndërmjetësues që përbëhet nga Escobar dhe Lajçak kanë me u mundu me i ul në tryezë edhe njëherë Kurtin dhe Vuçiqin, ndoshta duke e harruar çështjen e Asociacionit që brenda marrëveshjes finale të krijohet një mundësi që të gjendet një zgjidhej që lidhet ose me kërkesën e Serbisë për Asociacionin ose ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë Dehmasaj.

Dialogu Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve ka filluar qysh në vitin 2011.

Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.

Ndërsa, takim të nivelit të lartë në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka pasur që nga 19 korriku i vitit të kaluar./FrontOnline

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë