Agron Demi nga Instituti GAP, ka publikuar të dhëna ku gjatë viteve 2010-2012, kosovarët kishin shpenzuar 9.1 milionë euro për aplikim për viza, shkruan Veriu.info.
Demi ka thënë se sipas mesatares gjatë këtyre viteve kosovarët kanë shpenzuar rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim të vizave
Shkrimi i plotë:
Sipas një raporti të GAP&GLPS (2013), në periudhën 2010-2012, kosovarët kanë shpenzu 9.1 milionë euro për aplikim për viza. Sipas një raporti më të ri të BPRG, në periudhën 2016-2021 janë shpenzu edhe 89 milionë euro.
Nëse e marrim mesataren e këtyre viteve dhe e aplikojmë për vitet që mungojnë në këto dy studime, del se në dy dekadad e fundit janë shpenzu rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim për viza.












