Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëmi rreth 15 milionë euro, dosja e Prokurorisë ndaj zyrtarëve të arrestuar në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave

18/07/2025 - 13:04
në Kryesore, Lajme
A A
Dëmi rreth 15 milionë euro, dosja e Prokurorisë ndaj zyrtarëve të arrestuar në Agjencinë Kadastrale dhe Agjencinë e Arkivave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj zyrtarëve të Agjencisë se Arkivave të Kosovës Zelije Shala,  Mehdi Bahtiri dhe Veton Bytyqi, si dhe ndaj zyrtarëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Bashkim Shaqirit dhe  Mejreme Bajramit.

Prokuroria e ka përmendur shumën prej 15 milionë euro si dëm i shkaktuar në këtë rast.

Të dyshuarit,  u arrestuan më 16 korrik 2025, pas një aksioni të Prokurorisë bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Sipas dosjes së Prokurorisë, gjatë vitit 2021 në Prishtinë, e pandehura Zelije Shala në cilësinë e shefes se Depos së Arkivës në Agjencinë Shtetërore të Arkivave, Veton Bytyqi dhe Mehdi Bahtiri në cilësinë e zyrtarit Arkivist në Depon e  kësaj Agjencie në mënyrë të kundërligjshme e kanë vendosur në dosjen e arkivës dokumentin e falsifikuar “Aktgjykimin e Gjykatës së Prizrenit me shenjen P.br.56/57, të datës 28.04.1976”, i cili aktgjykim asnjëherë nuk ishte dorëzuar zyrtarisht me procesverbal nga Gjykata e Prizrenit në këtë Agjenci.

Tutje, thuhet se pas kërkesës për vërtetim tani nga F.K., (tani i ndjeri) sipas autorizimit të pandehurës Slavica Mikic e kanë vulosur këtë Aktgjykim tërësisht të falsifikuar me vulën e arkivit duke i dhënë fuqi ligjore për t’u dukur si origjinal, dhe pas tërheqjes se saj nga pala, e kanë zhdukur në tersi si dosje edhe pse ishte e falsifikuar.

“Dhe në këtë mënyrë i kanë krijuar mundësinë të pandehurve Slavica Mikiq dhe Venhar Hana që të paraqesin kërkese për regjistrim të pronës, pranë Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Prishtinës për pronën–parcelën/ngastrës kadastrale P-71914075-00427-1 me sipërfaqe 39201m2, me lokacion në Veternik – Prishtinë, e cila është pronë shoqërore e ish RTP-së, nën menaxhimin e AKP-së, tani në emër të pandehurës Slavica Mikic”, thuhet në dosje.

Me këto veprime ata dyshohet se  në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritet Zyrtar” nga neni 414 par.2 lidhur me par 1, dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Kurse, thuhet se gjatë vitit 2022 në Prishtinë i pandehuri Bashkim Shaqiri në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Zyrës Ligjore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Mejreme Bajrami në cilësinë e zyrtares ligjore  dhe bartëse e lëndës në këtë departament, kanë tejkaluar detyrën dhe kompetencat e tyre.

Kjo pasi edhe pse Zyra Kadastrale në Prishtinë dy here radhazi kishte refuzuar kërkesën e Slavica Mikic të përfaqësuar nga Venhar Hana që pronën ta regjistrojë në emër të Mikic, me arsyetimin se aktgjykimet e nxjerra nga Gjykata e Qarkut në Prizren, edhe ai i formës se prerë nuk mund të ekzekutohen në regjistra kadastral pasi i njëjti është nxjerrë jashtë kompetencës territoriale. Kjo, pasi në këtë rast parcela shtrihet vetëm në Komunë të Prishtinës dhe jo në atë të Prizrenit.

Kurse, objekt i aktgjykimit nuk ishte fare parcela në Leskovëc të Prizrenit por vetëm parcela në Çakllavicë dhe edhe nga përgjigja që kanë marrë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit është konfirmuar se kjo pronë është nën menaxhimin e AKP-së përkatësisht pronë e ish RTP-së.

Por, përkundër vërejtjeve të paraqitura nga Zyra Kadastrale në Prishtinë, sipas dosje së Prokurorisë të pandehurit Bashkim Shaqiri dhe Mejreme Bajrami më 16 maj 2022 me dashje dhe në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësit e tyre të punës kanë marrë Aktvendim përmes të cilit e kanë aprovuar kërkesën e tani të pandehurës Sllavica Mikic të cilën e përfaqësonte pandehurit Venhar Hana dhe e kanë regjistruar këtë pronë në emër te Sllavica Mikic. Përmes këtij aktvendimi kishin obliguar Drejtorinë Kadastrale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ish pronën e RTP-së, të bartej në pronësi të të pandehurës Slavica Mikic.

E që me vonë thuhet se të pandehurit Venhar Hana dhe Slavica Mikic këtë ngastër e kanë shitur tek një numër i madh i personave dhe është bartur në emër të tyre. E gjithë kjo sipas Prokurorisë mundësuar nga veprimet e të pandehurve Bashkim Shaqiri dhe Mejreme Bajrami, të cilët edhe kanë shkaktuar dëm material rreth 15 milionë euro nga prona shoqërore.

Me këtë ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritet Zyrtar” nga neni 414 par.2 lidhur me par 1, dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndryshe, e dyshuara Mejreme Bajrami ka qenë e përfshirë edhe në rastin e mbi 9 hektar tokë në “Veternik” për të cilin “Betimi për Drejtësi” ka hulumtuar dhe paraqitur provat për falsifikimet e pretenduara.

Bajrami thuhet se është e afërme e gruas se të dyshuarit Afrim Gashi, e cila po ashtu më 8 shtator 2020, kishte lëshuar aktvendim duke detyruar Drejtorinë për Kadastër në Komunën e Prishtinës që t’i përgjigjet kërkesës së tanimë të dyshuarit Ylber Hyseni, me përfaqësues po ashtu të Venhar Hanës, për regjistrimin e kësaj parcele, të cilën e kishte fituar për 9 muaj në Gjykatë Zojë Hyseni, nëna e Ylber Hysenit. Ky i fundit po hetohet bashkë me Afrim Gashin për dallavere në këtë pronë.

Edhe avokati Hana ka qenë subjekt i hulumtimit të pronës milionëshe në “Veternik”. I pandehuri Hana Sipas vendimit për leje ndërtimore ishte bërë edhe bashkëpronar në pronën 9 hektarëshe në Veternik, e cila dyshohet se u fitua përmes falsifikimit dhe mashtrimit.

Gjithashtu, Hana ka qenë edhe përfaqësues i të dyshuarit Ylber Hyseni. Në anën tjetër, në betejën e familjes Sadiku për sekuestrimin e kësaj pronës ai ka qenë përfaqësues i subjektit juridik “Lirimi&ACL” shpk dhe përfaqësuesi të gjithë bashkëpronarëve të ngastrës në fjalë.

Në anën tjetër, në kërkesën për caktimin e paraburgimit për të arrestuarit e lartcekur, Prokuroria ka arsyetuar se me lënien e tyre në liri do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale duke asgjësuar, fshehur provat ose  ndikuar në dëshmitarë, në të pandehurit e tjerë sipas aktvendimit për fillim të hetimeve, si dhe dëshmitaret e shumtë që janë në këtë çështje penale e të cilët ende nuk janë dëgjuar disa prej tyre as në polici e as në prokurori.

“Këtë e vërteton me se miri zhdukja e dosjes se falsifikuar Aktgjykimi nga Gjykata e Qarkut në Prizren nr. P-56/76, i formës së prerë i datës 28.04.1976, i cili kishte hyrë në mënyrë të kundërligjshme në Arkivin e Kosovës dhe ishte vulosur dhe dorëzuar palëve sipas kërkesës së tyre dhe më pastaj ishte zhdukur nga dosjet e këtij institucioni…”, thuhet ndër të tjera në arsyetim.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit e kanë pasur shumë lehtë ta vërtetonin se ai aktgjykim nuk ishte origjinal, fillimisht nga përgjigja e drejtorisë se Kadastrit dhe numri i vërejtjeve që ata kanë pasur dhe duke komunikuar pasi gjenden në të njëjtin objekt.

“Andaj ekziston rreziku që po të gjinden në liri të pandehurit do ti koordinon deklaratat mes tyre edhe për shkak se gjinden në të njëjtin objekt dhe fare letë do të mund të kontaktojnë mes vete”, arsyeton Prokuroria.

Gjithashtu, thuhet se  zyrtaret kanë mundur shumë lehtë të shohin vërtetësinë e aktgjykimit, duke iu drejtuar Gjykatës Themelore në Prizren, të cilin proces e kanë verifikuar Policia dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, ku në përgjigjen e Gjykatës vërtetohet se ky aktgjykim asnjëherë nuk është lëshuar nga kjo gjykatë.

Se dokumenti është i falsifikuar, sipas Prokurorisë e vërteton edhe deklarata e te pandehurës Sllavica Mikic e cili në Polici dhe në Prokurori ka deklaruar se asnjëherë as ajo e as babai i saj i ndjerë nuk ka pas prone në Kosovë dhe as nuk ka marr pjese në ndonjë seance gjyqësore lidhur me ndonjë pronë.

Sipas prokurorisë ajo ka thënë se këtë e ka kuptuar kur Avokati Venhar Hana e ka njoftuar se i kanë bartur një tokë në emër të saj dhe se ajo do të përfiton një banese kur të ndërtohen dhe para kesh.

Prokuroria, paraburgimi e ka kërkuar edhe për shkak të peshës se veprës, ku thuhet se dëmi është afërsisht 15 milionë euro. Sipas prokurorisë AKP ka pasur kompetencë për ta shitur dhe mjetet e saj do shkonin në buxhetin e Kosovës.  Ndërsa, nga veprimet e të pandehurve është mundësuar të përfitojnë të pandehur tjerë.

“Po ashtu, paraburgimi t’iu caktohet të pandehurve sepse të njëjtit duke pasur parasysh pozitat e tyre si zyrtar të institucioneve shtetërore do të duhej të kujdeseshin për ta ruajtur pronën publike dhe jo të kundërtën të veprojnë me vendimet e tyre në dëm të shtetit dhe në dëm të personave të tret që janë dëmtuar pas fazës së shitjes së tyre”, ka arsyetuar Prokuroria.

Sipas Prokurorisë, me asnjë masë tjetër alternative nuk do të arrihet që të sigurohet prania e tyre gjatë zhvillimit të procedurës në këtë çështje penalo-juridike dhe procedura të zhvillohet pa pengesa.

Për tjetërsimin e ish-pronës së RTP-së, në qershor ishte arrestuar avokati Venhar Hana dhe instruktori Dritmir Islami.

Dy të arrestuarve, më 9 korrik 2025 iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj  deri më 9 shtator 2025.

 

JU REKOMANDOJMË

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike
21/03/2026 - 18:18

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për Novruzin dhe tha se Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm për Teheranin, tha Kremlini të shtunën....

Më shumëDetails

Tragjedia në Bokshiq të Klinës: Ky është vik’tima që u qëllua për vde’kje!

Tragjedia në Bokshiq të Klinës: Ky është vik’tima që u qëllua për vde’kje!
21/03/2026 - 18:02

Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës raporton IndeksOnline. Të njejta burime tutje...

Më shumëDetails

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

Sorensen pas takimit në DASh: Siguruam harmonizimin në hapat përpara
21/03/2026 - 17:52

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e...

Më shumëDetails

“Historia do të mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste”, Rama i zëshëm ndaj kundërshtarëve

Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri
21/03/2026 - 17:48

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë partiake, tha se durimi duhet të jetë heroik përballë sfidave dhe...

Më shumëDetails

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë
21/03/2026 - 17:44

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për bllokimin e progresit në një kredi të madhe të Bashkimit Evropian për Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Klinë – Një burrë vr’et vëllain e vet

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
21/03/2026 - 17:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Klinës. Pas një fjalosjeje, një burrë ka sulmuar me armë zjarri vëllain e tij, i cili si pasojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    354 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë