Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Historia do të mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste”, Rama i zëshëm ndaj kundërshtarëve

21/03/2026 - 17:48
në Lajme
A A
Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri

epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë partiake, tha se durimi duhet të jetë heroik përballë sfidave dhe kritikave që vijnë nga të katër anët.

Sipas tij, koha e tyre do të mbahet mend si periudhë e reformës dhe pavarësimit të drejtësisë, e të tjerat, shtoi se era do t’i marrë.

“Historia do të mbajë mend vetëm një emër: Partinë Socialiste të Shqipërisë. Do të mbajë mend vetëm këtë kohë të reformës dhe të pavarësimit të drejtësisë. Të gjitha të tjerat do t’i marrë era,” tha Rama.

Rama s’la pa folur edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sqaruar se ky nuk është një proces teknik, por një çështje e rëndësishme politike dhe historike.

Ai përmendi po ashtu sfidat e mëparshme me kundërshtarët politikë që pretendonin të pengonin përparimin e vendit, duke shpjeguar se tani situata ka ndryshuar, raporton A2CNN.

“Deri dje ata dilnin kudo dhe thoshin kjo është imagjinare, kjo s’ka për të ndodhur kurrë, kjo është lojë e radhës e Edi Ramës për t’ju treguar pashaportën europiane dhe për t’ju shkëputur nga problemet reale. E vërteta është që negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet njerëzve e vërteta e thjeshtë. Raporti i Komisionit Europian për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. T’u thuhet njerëzve e vërteta e thjeshtë që duan apo s’duan ata që s’duan dhe kurrë mos daçin”, tha Rama.

Madje ishte i ashpër, duke thënë se nuk ka “mërgatë qyqesh” në Berlin apo Bruksel që mund ta ndalë Shqipërinë në këtë proces dhe vuri në pah punën e administratës publike, e cila është e mobilizuar për çdo kapitull të negociatave dhe merr vetëm vlerësime pozitive.

“Negociatat me Bashkimin Europian do t’i mbyllim brenda mandatit tonë dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces. Nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces. Nuk ka më asnjë shans që ata që ia grabitën Shqipërisë gjënë më të çmuar që është koha e një kombi, të vazhdojnë ta grabisin, në ndërkohë që janë qindra e qindra njerëz të mobilizuar në administratën tonë publike që punojnë përditë për çdo kapitull të negociatave dhe që marrin vetëm vlerësime pozitive”, tha Rama.

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë