Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi gjykatat kanë dhënë disa dënime për individët nga diaspora që kishin kërcënuar disa deputetët të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se llumi dhe helmi i madh që po shpërfaqet në rrjetet sociale është ushqyer me vite në shoqërinë tonë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se shpreson që dënimet që këto dënime të frenojnë sadopak vrullin e llumit që po del në sipërfaqe çdo ditë.
“Këto ditë ishim dëshmitarë të disa proceseve në Gjykata ku në cilësinë e të akuzuarve ishin persona që kishin kërcënuar me jetë Deputeten Musliu, ish Kryeministrin Hoti dhe Deputeten Musliu-Shoshi. Në të trija rastet, të pandehurit kërkuan falje, deklaruan se janë penduar, se nuk e kanë menduar atë që e kanë thënë. Llumi dhe helmi i madh që çdo ditë shpërfaqet në rrjetet sociale është produkt i polarizimit ekstrem që me vite është ushqyer në shoqërinë tonë. Grupe të organizuara në rrjete sociale i kanë bërë gjyqin publik, kanë përbaltur, denigruar dhe kërcënuar secilin që ka guxuar të mendojë ndryshe nga lideri suprem”, ka shkruar Çitaku ndër të tjera.












