
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka denoncuar një keqpërdorim të punëtorëve praktikantë në ndërmarrjen publike “Trepça”, shkruan Veriu.info.
Sipas tij një grup praktikantësh e kanë njoftuar se më 20 maj, “Trepça” ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikantë, kësisoj, Azemi shprehet se bazuar në vendimin e nxjerr nga vetë ndërmarrja, “Trepça” është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofrojë ushqim, transport si dhe uniformën falas. Por, ai tregon se sipas punëtorëve, grupi i parë “deri diku” i ka pasur këto kushte.
Mirëpo jo edhe grupi tjetër prej 120 praktikantëve, thotë ai teksa shton se tash e tre muaj nuk e kanë marrë rrogën prej 100 euro.
Postimi i plotë











